I ati dërgonte pacientët me kancer nga QSUT në klinikën e tij, vajza e mjekut ofendon me komentuesit në rrjetet sociale
Vajza e mjekut Edmond Gashi, i cili është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës pasi akuzohet se dërgonte pacientët me kancer nga spitali i Onkologjikut tek klinika e tij private “Megis”, ka replikuar dhe ironizuar qytetarët në komente në rrjetet sociale.
Teksa komentuesit kanë reaguar duke shprehur indinjatën e tyre me komente lidhur me skandalin në QSUT, Megi Gashi, vajza e mjekut në “arrest shtëpie”, iu është drejtuar duke i thënë “po na e hani jetën”.
“Shumë mirë ja bëni që po e denigroni legenin”, shkruan një qytetar, ndërsa Megi Gashi ironizon duke i thënë “çe pyet, degjenerimi juaj”.
Ndërsa një tjetër “Nuk e kuptoj sesi persona me kaq vite hkolle edhe diploma kthehen ne Monstra Publik, me keq se Serial Killer”. Vajza e mjekut replikon: “Mos shif filma shum se t bo dom”./panorama.com.al