Lajme

Koçiu: Mjekëve me ndërhyrje e sjellje amorale do t’u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në seancën e sotme të Kuvendit reagoi ndaj ngjarjes tek Onkologjiku, duke theksuar se ndjen detyrim moral për këtë deklarim.

Cest la vie

Koçiu theksoi se “pa diskutim që abuzimi i rëndë me detyrën i një grupi mjekësh, farmacistësh, e stafi shëndetësor që kanë luajtur me jetën e të sëmurëve duke kapërcyer çdo lloj norme profesionalizmi e ndjesie njerëzore është një akt e një sjellje që ka vetëm një përgjigje ndëshkimin ligjor, administrativ, por edhe moral”.

“Çdo njëri nga ata burra e gra për të cilët Ministria e Shëndetësisë ka nisur hetim administrativ krahas hetimit që ka nisur Prokuroria, do të mbajnë mbi shpinë jo vetëm peshën e ligjit, por edhe moralin e turpit. Pikërisht për këtë, për të sanksionuar edhe me ligj të gjithë ata mjekë, se nuk mund t’i quaj as profesionistë më, që abuzojnë me detyrën, që e trajtojnë jetën njerëzore si mall në tregun e shumicës, do të përballen me ndëshkime dhe sanksione të cilat e do t’i bëjmë prezent në këtë Kuvend për ce të amenduar ligjin e mjekut, infermierët, të gjithë profesionistëve të shëndetësisë, të cilëve do t’u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit në rast se do të bëjnë ndërhyrje dhe sjellje amorale që cenojnë figurën e profesionistëve të shëndetësisë”, nënvizoi Koçiu.

Ministrja Koçiu u shpreh se “kam lexuar dhe dëgjuar këto ditë çdo qëndrim nga ato kritiket, por edhe nga ato absurdet, që siç ndodh jo pak herë vërtiten rreth fatkeqësisë, abuzimit, aktit çnjerëzor të një grupi të caktuar profesionistësh për ta shfrytëzuar si moment kur mund të përmbysin gjithçka, çdo investim të bërë, çdo zhvillim që është bërë në sektorin e shëndetësisë. Kur nuk mund të përbaltet çdokush që vazhdon punën me devotshmëri, me profesionalizëm të lartë. Jo pak janë shembujt e dëshmisë së profesionalizmit të ekipeve mjekësore”.

Më tej, Koçiu u shpreh e bindur që shumëkush nga qytetarët pavarësisht problematikave që vazhdojnë ende të hasin, kanë eksperienca të shëndetshme në spitalet tona dhe jo vetëm prej shërbimeve që marrin, por edhe prej mjekëve dhe infermierëve që punojnë në sistemin e shëndetësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button