Lajme

Sekuestrohen 50 mln euro pasuri të 7 personave në Tiranë, mes tyre “VIP-a” të Instagramit

50 milionë euro pasuri në pronësi të 7 personave, të dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike, janë sekuestruar nga Prokuroria e Tiranës. Në një njoftim për mediat, organi i akuzës thotë se nën sekuestro janë vendosur gjithashtu edhe subjekte tregtare po në pronësi të personave në fjalë.

Cest la vie

Gazetari Besar Bajraktaraj raporton se në mesin e personave që u është sekuestruar kjo pasuri janë Elman Abule dhe bashkëshortët Kristian e Drilona Boçi, këta të fundit personazhe të njohur në rrjetet sociale.

Prokuroria e Tiranës thotë se Elman Abule në bashkëpunim me Kristian Boçin dhe personat e tjerë, kryesisht familjarë të këtij të fundit, kanë themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin maskimin e kryerjes së aktiviteteve të paligjshme, një skemë e mirëfilltë e pastrimit të parave.

“Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se Elman Abule në bashkëpunim me shtetasin Kristian Boçi, Ender Boçi etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre. Elman Abule rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

“Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, Elman Abule ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të Kristian Boçit, apo Vladimir Avrami, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale”, thotë prokuroria e Tiranës.

Akuza zbulon edhe sesi funksiononte kjo skemë.

“Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje-blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anulimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditërisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërive me kuota të përbashkëta midis shtetasve Elman Abule dhe Kristian Boçi, apo midis Kristian Boçi dhe Ender Boçi, duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektive, blerja e HEC-eve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.

Emrat e 7 personave të cilëve iu sekuestrua pasuria: Elman Abule, Marisa Nito, Kristian Boçi, Drilona Boçi, Ender Boçi, Eliverta Boçi, Vladimir Avrami.

Pasuritë e sekuestruara nga Prokuroria e Tiranës
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” në total për 14 shoqëri tregëtare;
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e shoqërisë “F…….” shpk:
– Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 820 m2,me adresë Fshati Vrinë;

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me sip. totale 2,300 m2 ;

– Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021;

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2;

– Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall”;

– Pasuria e llojit “arë”, me sip. totale 4,900 m2; dhe

– Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruar në emër të Kristian Boçit, si më poshtë:
– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

– Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;

– Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;

– Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;

– Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;

– Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe

– Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve Elman Abule dhe Marisa Nito, si më poshtë:
– Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;

– Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe

– Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.

Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë/tvklan

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button