Sport

Mesfushori Hoxhaj, 18-vjeçari që pritet të rrëmbejë skenën tek Apolonia

Nga Hilmi Saliu/ Vëmendja e Apolonisë në merkato është përqendruar tek afrimi i lojtarëve cilësorë dhe të nevojshëm për sezonin e ri. Interesimet dhe kontaktet janë të vazhdueshme dhe priten të vijnë lojtarë kualitativ, por merkato tek Apolonia është e orientuar edhe brenda familjes.

Cest la vie

Strategjia e klubit fierak është që të mbështesë elementët e akademisë, me qëllimin për ta rikthyer gradualisht në një nga shkollat më të mira të futbollit në vend. Aktualisht, në këtë akademi janë disa elementë që premtojnë shumë dhe rrjedhimisht janë pjesë e projektit të ekipit të parë.

Të gjithë do të kenë shansin të tregojnë vlerat e tyre me fanellën bardhejeshile dhe rrjedhimisht më pas të bëjnë hapin e rëndësishëm për të qenë pjesë e Apolonisë, apo dhe kombëtareve të moshave, siç janë aktualisht Bega dhe Xhemali.

Në veçanti, ai që ka rrëmbyer skenën te fierakët është mesfushori i talentuar Klejdi Hoxhaj. 18-vjeçari duket se është një “bingo” e madhe në mesfushë, duke ditur që mesfushori Mikael Rakipaj është operuar dhe pritet të mungojë gjatë, ndërsa mesfushori Jasin vijon fazën e rikuperimit. Me atë që ka treguar në minifazën përgatitore në Korçë, mesfushori Hoxhaj duket një vlerë e shtuar për fierakët, por aftësitë e tij do të duken më mirë në ndeshjet zyrtare. Mesfushori është një lojtar i fortë fizikisht dhe me teknikë të lartë, që mund të sjellë kualitet dhe zhdërvjellësim, por edhe të ardhura në të ardhmen për klubin fierak. Deri në momentet që flasim, Apolonia ka humbur pesë lojtarë nga ekipi që mbylli sezonin e shkuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button