Lajme

Prindërit abuzojnë me fëmijën 2 vjeç në Lushnjë, flet gjyshi: Nipin nuk e lëshoj, djali dhe nusja e kanë hallall burgun

Policia e Lushnjes ka ndaluar një çift 23-vjeccar prindër të një fëmije të mitur 2 vjeç. Ata akuzohen për veprën penale “pornografia” dhe “pornografi me të mitur”. Dy prindërit kishin postuar në rrjetin social TikTok video me përmbajtje të rënda pornografike.

Cest la vie

Një gjë e tillë ngriti shqetësimin e policisë, duke çuar në ndalimin dhe arrestimin e tyre.

Në një intervistë ekskluzive për “Jetë Shqiptare” gjyshi i fëmijës, Genci ka deklaruar se nuk është njohur me asnjë fakt apo pamje. Ai theksoi se nëse djali i tij e ka kryer vërtetë një akt të tillë, atëherë duhet patjetër të mbahet në burg.

“Deri tani, e kam të rëndë, sepse nuk i kam fëmijët me këto gjëra të tilla. policia nuk më ka dhënë asnjë fakt, asnjë video. Nëse unë do e dija që fëmija im abuzon me fëmijën e vetë, unë e var me duart e mia. Unë dua faktet, ku janë?

Unë s’kam asnjë lloj fakti. Shkoj në polici dhe policia na përzë se jemi shtresë e ulët. Nuk kam çfarë shpjegimi të jap.

Që të arrijë djali im në këtë gjendje, nuk e di. Unë për atë fëmijë, kemi dhënë jetën tonë, jepnim gjak 2 herë në muaj për atë fëmijë.

Vetëm për të rritur fëmijët e për ti kaluar në një shtresë më të mirë. Jam i stresuar, dua drejtësi ndaj fëmijës. Edhe shteti të vëjë dorën në zemër, unë dua fakte për fëmijën. Dua të më sjellin video.

Kanë lënë një fëmijë të vogël mbrapa. Fëmijën e kemi ne, unë për atë fëmijë do jap jetën time. Erdhën punonjësit social, bënë foto djalit, fëmijës.

Unë djalin nuk e lëshoj nga duart”, tha ai, teksa shtoi se policia nuk e ka vënë në dijeni të asnjë videoje apo fakti që rëndon ndaj djalit të tij.

Genci theksoi se djalin e mitur do e rrisë ai vetë dhe se nuk do e dorëzoj te shërbimet sociale.

/rtsh.al/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button