Lajme
Darëzeza plot me pushues këtë fundjavë, fierakët zgjedhin plazhet vendase
Plazhi i Darëzezës vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit fierakë, por edhe nga zonat përreth, për të shijuar diellin dhe detin. Edhe gjatë fundjavës që lamë pas ky plazh ishte plot e përplot me pushues.
Arsyet kryesore të tejmbushjes së këtij plazhi janë kryesisht, vija bregdetare e gjatë, rëra kurative dhe e pastër, uji i ngrohtë dhe i cekët çka e bën mjaft të preferuar për familjarët, por sidomos çmimet ekonomike në krahasim me plazhet e tjera.
Po kështu, restorantat dhe baret përgjatë bregut ofrojnë një gamë të gjerë gatimesh deti dhe pijesh me çmime të përballueshme.