Koçiu: Shërbime të integruara në Fier për fëmijët e mbijetuar të dhunës seksuale dhe abuzimit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi sot qendrën “Me një ndalesë” në Fier, e bazuar në modelin më të avancuar të ofrimit të shërbimeve të integruara për fëmijët e mbijetuar të dhunës seksuale dhe abuzimit.
Koçiu tha se “në këtë qendër fëmijëve u ofrohet mbështetje në kushte krize, duke përfshirë shërbime mjekësore, këshillim të specializuar psikologjik dhe trajtim afatgjatë për tejkalimin e traumës”.
Ministrja Koçiu bëri të ditur se sistemi i referimit bashkon të gjithë aktorët në menaxhimin e rastit, si policinë, njësitë e mbrojtjes së fëmijës, shërbimin social shtetëror dhe prokurorinë, për të ndjekur dhe integruar plotësisht çdo fëmijë dhe familje.
Qendrat janë ngritur me mbështetjen e UNICEF dhe synojnë të shtrihen në qarqe të tjera të, për të ofruar kujdes të specializuar dhe siguri për fëmijët.
📍 Fier – Në Qendrën “Me një ndalesë”, e bazuar në modelin më të avancuar të ofrimit të shërbimeve të integruara për…
Posted by Albana Koçiu on Wednesday, August 28, 2024