Shifrat e frikshme të verës, 13 aksidente në ditë! Brataj: Trend në rritje, shoferëve duhet t’i hiqet patenta përkohësisht
Përdorimi i substancave narkotike dhe alkoolit kanë rritur edhe më shumë numrin e aksidenteve rrugore në vendin tonë.
Nga 11 që ishin, përllogariten 13 aksidente në ditë. Deri më tani, për vitin 2024, janë shënuar 3176 aksidente me 311 aksidente më shumë se një vit më parë.
- Berisha: Me 26 nëntor, protesta tjetër kombëtare. Mosbindja civile, rruga e vetme
- Erion Braçe zbulon objektivin e PS për Qarkun Fier, por vetë a do të kandidojë më?
- Komedia e Leka Bungos “Ëndërr në papafingo” shfaqet me sukses në Teatrin “Bylis”
- Moti i keq, Mbrojtja Civile: Situata në vend drejt normalizimit
- Shisnin vajra të përzierë për vaj ulliri, zbulohet mashtrimi! Si e reklamonin në rrjetet sociale
Tre muajt e verës mbajnë rekord pasi janë shënuar 288 aksidente më shumë, kjo edhe për shkak të shtimit të lëvizjes dhe numrit të automjeteve që shkojnë drejt plazheve.
“Në qershor ishin 122 aksidente e më shumë, në korrik 88 aksidente më shumë dhe në gusht 78 aksidente më shumë”, tha Skënder Brataj.
Por sipas Brataj trendi në rritje i aksidenteve rrugore është ende më shqetësues për faktin se numri i të aksidentuarve është edhe më i lartë.
“Po kur përplasen dy makina mesatarisht janë 8 persona brenda që pësojnë dëmtime ose invalidizim apo mungesa në punë”, tha Brataj.
Shefi i Urgjencës Kombëtare thekson për të disatën herë se përdoruesve u duhet hequr patenta përkohësisht.
“Duhen identifikuar dhe të mos lejohet të përdorin makinë”, tha ai.
Aksidente rrugore:
Viti 2023 – 2865 aksidente;
Viti 2024 – 3176 aksidente.
311 aksidente më shumë
Aksidentet rrugore qershor-gusht 2024:
Qershor 2024-122 aksidente më shumë se në qershor 2023;
Korrik-88 aksidente më shumë;
Gusht-78 aksidente më shumë.
Top Channel