Njerëzit e punës

Toka i ktheu nga emigrimi, dy vëllezërit nga Fieri: Jemi të kënaqur që punojmë në shtëpinë tonë (Video)

Të kthyer nga emigrimi më shumë se 20 vite më parë, dy vëllezër nga fshati Dërmenas i Fierit e përqendruan eksperiencën e marrë jashtë shtetit në një punishte të përpunimit të qumështit, të cilin e grumbullojnë nga fermerët e zonës.

Cest la vie

Me kalimin e viteve, punishtja e hapur nga babai i tyre si një nevojë familjare arriti të përpunojnë deri në 1,500 litra qumësht në ditë.

“Kemi një ndarje të mirë të punëve dhe gjatë verës angazhojmë edhe fëmijët. Qumështin e sigurojmë këtu në zonë, pasi zona jonë është blegtorale. Kapaciteti i prodhimit gjatë verës është rreth 600-800 litra në ditë, ndërsa në pranverë, kur kemi edhe qumështin e deles, shifra dyfishohet. Jemi të kënaqur që punojmë në shtëpinë tonë dhe jemi të gjithë bashkë”, u shprehën vëllezërit Gega.

🎬Javë të mbarë me historinë e suksesit të dy vëllezërve😊, Klodian dhe Besmir Gega, nga fshati 📌Dërmenas i Fierit.🏕️ Ata janë të angazhuar në përpunimin e qumështit për më shumë se 20 vite🐄🌾🥛. Vëllezërit grumbullojnë qumësht nga fermerët e zonës dhe kanë zgjeruar punishten, e cila fillimisht ishte ngritur nga babai i tyre për nevojat familjare🌱🫙. Gjatë verës, përpunojnë rreth 600-800 litra në ditë, ndërsa në pranverë kjo sasi dyfishohet falë shtimit të prodhimit të qumështit të deles. Në këtë biznes janë të angazhuar të gjithë anëtarët e familjes🏕️. 🏷️ #HistoriSuksesi #FieriQëDuam

Posted by Armando Subashi on Sunday, September 15, 2024

Të fokusuar në cilësinë e prodhimit, Klodiani dhe Besmiri vënë theksin te nevoja për mbështetje nga shteti në formën e subvencioneve për fermerët që merren me blegtori. Sipas tyre, një mbështetje e tillë do të rriste prodhimin e qumështit, duke siguruar në këtë mënyrë produkte cilësore për konsumatorët dhe një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit.

Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button