Shkencëtarët: Punimet artizanale, përmirësojnë shëndetin tuaj mendor, po aq sa të kesh një punë!
Sa herë vizitoj shtëpinë e gjyshes time, shikoj duart e saj që thurin diçka të re. Pranë saj gjen përherë shtizat e thurjes, batanijet që ka thurur, shalle apo çentro shumë ngjyrëshe. Modelet janë të zgjedhura dhe të bëra me fije leshi. Ajo ua dhuron këto batanije spitaleve të fëmijëve dhe jetimoreve. Koha e saj e preferuar është krijimi. Ajo është gjithmonë duke punuar, pavarësisht nëse është thurje, ngjyrosje. Këto aktivitete i ofrojnë kënaqësinë dhe e përmbushin më tepër sesa puna. Dashurinë për punimet e dorës dhe artin, ia ka kaluar edhe familjes së saj. Mamaja ime iu bashkua grupeve të pikturës, kushëriri im më i vogël fotografon natyrën dhe babai i tij (xhaxhai im) ka një podcast komedi me aktorë. Vëllai im binjak dhe unë kemi zgjedhur muzikën, kjo na i lehtësoi stresin gjatë studimeve akademike.
- “Kishte marrë lekë borxh për drogë”, flet gruaja që u dogj me benzinë nga burri: Çfarë ndodhi një ditë para ngjarjes
- Aksident rrugor në Levan-Tepelenë, automjeti del nga rruga dhe përfundon në arë! Dy të plagosur në spitalin e Fierit
- Përplasi për vdekje 40-vjeçarin dhe e la në rrugë, droni kap pas 24 orësh drejtuesin e “Volkswagen”
- Tërhiqet uji në Vlorë, nis shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura. Ja si paraqitet situata
- Të martën në Fier, do të luhet finalja e superkupës në Basketboll
Menduam se ishte e dobishme për shëndetin tonë dhe kishim të drejtë. Krijimi i artit zvogëlon nivelet e kortizolit , hormonit të stresit të trupit, kanë treguar hulumtimet e kaluara.
“Angazhimi me arte dhe zanate është i arritshëm dhe i përballueshëm. Opsione të tilla si thurja dhe vizatimi kërkojnë shumë pak mjete dhe mund të jenë aktivitete tërheqëse dhe përmbushëse në mënyrë krijuese”, tha Helen Keyes, drejtuese e shkollës së psikologjisë në Universitetin Anglia Ruskin.
Tani, një studim i ri zbuloi se angazhimi në aktivitete krijuese mund të rrisë ndjeshëm mirëqenien.
Luftoni lodhjen e trurit me këto këshilla të ekspertëve!
Edhe pse studimet e mëparshme kanë treguar se krijimi i arteve dhe artizanateve është terapeutik për njerëzit me probleme të shëndetit mendor, popullata e përgjithshme nuk është studiuar mirë, sipas studimit, i cili u botua së fundmi në Frontiers in Public Health. Kjo është arsyeja pse ata morën mostra nga anëtarët e popullatës së përgjithshme pa sëmundje të diagnostikuara për të parë se si artet dhe zanatet mund të kontribuojnë në mirëqenien në jetën e përditshme.
Lumturia, kënaqësia nga jeta ishin të lidhura pozitivisht me pjesëmarrjen në arte dhe zanate, por nuk ulin ankthin.
“Të gjitha format e artit mund të jenë të dobishme për shëndetin mendor. Përfitimet përfshijnë: rritjen e vetëvlerësimit, uljen e ankthit/stresit, përmirësimin e komunikimit dhe nxitjen e krijimtarisë”, tha Frank Clark, psikiatër.
Artet dhe zanatet për shëndetin publik!
“Qeveritë dhe shërbimet shëndetësore kombëtare mund të konsiderojnë financimin dhe promovimin e artizanatit, apo edhe përshkrimin social të këtyre aktiviteteve për popullatat në rrezik si pjesë e një qasjeje promovuese dhe parandaluese ndaj mirëqenies dhe shëndetit mendor”, tha Keyes.
Nëse nuk e konsideroni veten si artist apo krijues, Clark ka katër sugjerime për të shfrytëzuar anën tuaj krijuese!
· Riformuloni të menduarit tuaj për të qenë optimist për potencialin tuaj krijues;
· mos kini frikë të merrni rreziqe për të provuar një aktivitet të ri;
· bashkohuni me njerëz që u pëlqen krativiteti;
· dhe mendoni për atë që keni bërë kur keni qenë fëmijë dhe bëjeni përsëri.
Një opsion i mirë për t’u kënaqur është ngjyrosja. Megjithëse disa mund ta perceptojnë ngjyrosjen si një aktivitet për fëmijët, “Unë i dua librat për t’u ngjyrosur dhe inkurajoj të gjithë të përqafojnë fëmijën e tyre të brendshëm.
Ngjyrosja është një shembull i një aktiviteti të ndërgjegjshëm që ka një mori përfitimesh shëndetësore. Mund të ndihmojë në nxitjen e lidhjes sociale, të përmirësojë përqendrimin dhe të nxisë kreativitetin Kreativiteti ka fuqinë për të nxitur elasticitetin, restaurimin dhe pajtimin. Është një antidot katartik që mund të ndihmojë në sigurimin e një ndjesie kuptimi dhe qëllimi për njerëzimin”, tha Clark./M.K-dritare.net