Fier, më shumë nxënës në arsimin profesional! Teknologjia e Informacionit, më e preferuara nga vajzat (Video)
Arsimi profesional promovon aftësimin e vajzave në profesione të cilat gjithnjë e më shumë kërkohen nga tregu i punës. E tillë është Teknologjia e Informacionit në shkollën e mesme “Petro Sota” të Fierit, ku këtë vit janë regjistruar më shumë vajza se vitin e kaluar. Nxënëset na tregojnë arsyet pse nuk kanë shkuar në gjimnaz por kane ardhur në shkollë profesionale:
- Berisha: Me 26 nëntor, protesta tjetër kombëtare. Mosbindja civile, rruga e vetme
- Erion Braçe zbulon objektivin e PS për Qarkun Fier, por vetë a do të kandidojë më?
- Komedia e Leka Bungos “Ëndërr në papafingo” shfaqet me sukses në Teatrin “Bylis”
- Moti i keq, Mbrojtja Civile: Situata në vend drejt normalizimit
- Shisnin vajra të përzierë për vaj ulliri, zbulohet mashtrimi! Si e reklamonin në rrjetet sociale
- Subashi: Masa parandaluese për përballimin e shirave
- Moti i keq në Fier/ Disa fshatra pa energji elektrike
- Fier: Gjendet i pajetë një i moshuar në banesën e tij në lagjen “8 Shkurti”
- Vrasja e 14-vjeçarit: Jepet masa për autorin, gjyqtarja ia komunikon në spital
- Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, inspekton punimet në Cakran
“E kam zgjedhur se mund të punësohem direkt pas shkollës se mesme. Degën e Informatikës e zgjodha se ka punë por dhe më pelqen si profesion”.
Ndryshe nga vajzat, djemtë vazhdojnë të zgjedhin degët tradicionale si Mekanikë, Transport, Elektroteknikë, Nxjerrje e Perpunim Nafte.
“Dua të punoj në kompani nafte. Më pelqen shumë, por s’do mbetem teknik do ndjek universitin për inxhinier”, thanë ata.
Në vitin e parë janë regjistruar 231 nxënës në 6 drejtimet që ofron shkolla e mesme profesionale “Petro Sota”. Numri është rritur në të gjitha degët, krahasuar me vitin e shkuar.
“Këtë vit kemi 15 për qind më shumë nxënës se vitin e kaluar”, tha drejtoresha e shkollës.
Sipas një analize nga stafi drejtues, rreth 30% e nxënësve që përfundojnë studimet në këtë shkollë vazhdojnë arsimin e lartë, ndërsa 70 për qind gjen menjeherë punë në përfundim të arsimit profesional./ shqiptarja.com