Lajme

Dosja “Babale”, Apeli e dënon Ervin Salianjin me 1 vit burg

Cest la vie

Kujtojmë se deputeti demokrat u dënua nga Shkalla e Parë për kallëzim të rremë në lidhje me përgjimet në Maj të vitit 2018.

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin.

Në sallën e gjyqit, Salianji shoqërohej nga kolegët e tij deputetë të Partisë Demokratike.

Gazetarja Glidona Daci raportoi se më i revoltuari nga të gjithë ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili akuzoi një nga gjyqtarët se për të ushtruar detyrën e tij në Gjykatën e Lartë bëri dhënien e këtij vendimi.

“Bardhi ka qenë i revoltuar, ka bërtitur në sallën e gjyqit pasi në momentet e para nuk u kuptua qartë në momentin kur u dha vendimi sepse tha “gjykata vendosi mospranimin e ankimit të bërë nga Fredi Alizoti dhe menjëherë pas kësaj tha lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë” dhe nuk u kuptua qartë as nga të pranishmit në sallë, pasi ishim të hutuar se çfarë donte të thoshte. Kur filluam të analizojmë lënien në fuqi të vendimit pa përmendur as zotin Salianji, as zotin Olldashi dhe as Albert Veliun u kuptua që la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë”, raportoi Daci.

Ndërkohë Daci raporton se pas vendimit Salianjit “po i dridheshin duart, po pinte ujë dhe po përpiqej të ruante qetësinë”.

“Edhe gjatë fjalës së tij përballë gazetarëve gjatë gjithë kohës zotit Salianji po i dridheshin duart edhe pse ai e cilësoi veten si të dënuarin e parë politik pas 30 viteve demokraci”, raportoi Daci.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button