Golat “ngelin në klasë” Apoloninë, një 18-vjeçar nigerian i bashkohet ekipit
Nga Hilmi Saliu/ Apolonia i ka bërë një nisje jo të mirë këtij edicioni, me 4 pikë të grumbulluara nga 15 të mundshme në pesë javët e luajtura, ose 30% të pikëve maksimale. Me golaverazhin negativ, 5 gola të shënuar dhe 8 të pësuar, fierakët kanë 6 pikë më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, teksa kishin 10 pikë në 5 ndeshje, duke regjistruar 10 gola të shënuar dhe 4 të pësuar.
- “Kishte marrë lekë borxh për drogë”, flet gruaja që u dogj me benzinë nga burri: Çfarë ndodhi një ditë para ngjarjes
- Aksident rrugor në Levan-Tepelenë, automjeti del nga rruga dhe përfundon në arë! Dy të plagosur në spitalin e Fierit
- Përplasi për vdekje 40-vjeçarin dhe e la në rrugë, droni kap pas 24 orësh drejtuesin e “Volkswagen”
- Tërhiqet uji në Vlorë, nis shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura. Ja si paraqitet situata
- Të martën në Fier, do të luhet finalja e superkupës në Basketboll
Nisja jo e mirë e këtij edicioni ndikoi edhe në pjesëmarrjen e publikut fierak në stadiumin “Loni Papuçiu”, ku në derbin me Lushnjën numëroheshin jo më shumë se 200 shikues. Fierakët janë në zonën “e ftohtë”, pasi pozicionohen në vendin e 10-të, por me pikë të barabarta me Valbonën, që renditet e parafundit. Edhe pse me pak fat dhe përqendrim më shumë, në minutat e fundit mund të merrnin diçka më shumë kundër Lushnjës. Fierakët janë mes skuadrave që kanë zhvilluar paraqitje pozitive, por që u mungojnë pikët, të cilat bëjnë diferencën e madhe. Megjithatë, kanë nisur të dalin në pah edhe problematikat e para që drejtori teknik dhe njëkohësisht kryetrajneri në pankinë, Sedat Pajaziti duhet të zgjidhë rrugës.
Golat- Lajmi i keq është se Apolonia pëson në çdo ndeshje, nga një gol me Vorën, Kukësin dhe Lushnjën, dy me Kastriotin dhe tre me Flamurtarin. Lajmi tjetër i keq është se Apolonia nuk shënon në çdo ndeshje dhe se golat e shënuar nuk vijnë gjithmonë nga sulmuesit. Nga 5 golat e shënuar deri tani, tre mbajnë firmën e sulmuesve, ndërsa dy i përkojnë mesfushorëve. Qendërsulmuesi Umejiego nuk e ka provuar ende shijen e golit, ndonëse është i vetmi që ka pasur mundësinë të luajë titullar në të pesta ndeshjet, me 450 minuta dhe më pas vijnë sulmuesit e tjerë, Trifoni dhe Maksuti me më pak minuta.
Shpresat më të mëdha për gol kanë qenë te sulmuesi Umejiego, si një lojtar shtatlartë dhe që ka peshën specifike, pikërisht në qendër të sulmit. Ndërsa Trifoni me Maksutin më shumë janë parë si lojtarë krahu, njëri majtas dhe tjetri djathtas. Sezonin e kaluar ishte pikërisht Umejiego që u shpall golashënuesi më i mirë i skuadrës, me 10 gola, i ndjekur nga Maksuti me 7 dhe Trifoni me 6 gola, por që këtë sezon ende nuk e ka bërë “sefte”. Për fat, mungesën e golave nga qendërsulmuesi e kanë rikuperuar lojtarët e prapavijës, siç janë mbrojtësi Topi dhe mesfushori Musa.
Sulmuesi Nazera- Tashmë me ekipin e parë është bashkuar edhe sulmuesi nga Nigeria, Jakubu Mohamed Nazer. Qendërsulmuesi 18-vjeçar ka ardhur me synimin për të bërë “pykën” dhe sigurisht për të garantuar golat, por mbetet për t’u parë paraqitja e tij në fushë. Duke qenë se vjen nga ligat inferiore në Nigeri, të dhënat e tij sa u përket golave mungojnë, por në klub shpresojnë të kenë bërë një goditje në sulm. Jakubu është thirrur shumë vonë në skuadër dhe duhet parë përshtatja e tij me pjesën tjetër të grupit, në një kohë që do të ketë mbi supe jo pak përgjegjësi.