Lajme

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, 6 të plagosur pas përplasjes së furgonit me pasagjerë me një tjetër mjet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Buzmadh.

Cest la vie

Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni raporton se një furgon mallrash dhe një furgon pasagjerësh janë përplasur duke lenë pas 6 të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur 3 autoambulanca që kanë transportuar të plagosurit në Spitalin Rajonal Fier, ndërsa mësohet se të gjithë të plagosurit sipas burimeve paraprake janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button