Kanceri i gjirit, mjekja ngre alarmin: Të mos përdoren pilulat e kontraceptivët si karamele
Pavarësisht evoulimit të mjekësisë dhe përpjekjeve të vazhdueshme për ndërgjegjësim, kanceri i gjirit tek femrat vazhdon të mbetet ende një problem shqetësues. Në kuadër të “Teorit Rozë” në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishte e ftuar kirurgia Edlira Rehovica.
- Shokoi rrjetin me deklaratat për vrasjen e Martin Canit, procedohet adoleshenti shqiptar me banim në SHBA
- Aksident në rrugën Petovë- Libofshë, një i plagosur
- GJKKO sekuestron dy vila në emër të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj te ‘Kodra e Diellit’
- Sonila Meço tregon dramat e rinisë: Një shoqe e çuan për prostitucion, një tjetër ma përdhunuan sa zbriti nga autobusi
- Subashi: Sezoni i vjeljes së ullirit niset mbarë në Cakran (Video)
Ajo foli për problematikat e kancerit të gjirit duke i kushtuar një vëmendje të veçantë faktorëve që e shkaktojnë atë, ndër ta ajo përmendi dhe faktorin gjenetik, por më kryesorja ishte përdorimi i medikamenteve të dëmshme për fertilitetin tek femrat siç është kontraceptivi apo ‘pilula e emergjencës’.
Aldo: A ndikojmë këto sensibilime për kontgrolle?
Edlira Rehovica: Unë them që rozë duhet të jetë çdo ditë e vitit, jo vetëm Tetori. Megjithatë në Tetor ne i mëshojmë kësaj fushate. Shohim që ka efekt, nuk është më ajo stigma për të ardhur tek mjeku, megjithëse ekziston ende në masë, por nuk jemi më si para 5 viteve.
Aldo: Kohët kanë ndryshuar, moti ka ndryshuar, ushqimi ka ndryshuar çdo gjë ka ndryshuar, duhet të presin femrat moshën 40 vjeç për të filluar këto kontrolle?
Edlira Rehovica: Pikërisht duke qenë se kanë ndryshuar këta faktorë të jashtëm. Nuk është më mosha 40 vjeçe, çdo femër duke vazhduar nga mosha 20 vjeçe e lart, gjithë jetën, duhet të bëjë kontrolle periodike. Për sa kohë ke jetën dhe gjirin, kontrollet duhen të jenë të përvitshme. Ne jemi këtu për ta kapur në kohë, në mënyrë që shanset e trajtimit dhe të mbijetesës të jenë të larta.
Aldo: Është çdo grua e predispozuar për kancer gjiri?
Edlira Rehovica: Për sa kohë ke gjirin si organ, ke dhe faktorin e riskut në mes. Kuptohet që ka dhe faktorë shtesë në mes që e bëjnë një grua akoma më të predispozuar. Për shembull pasja në familje e anëtarëve të tjerë, trashëgimia ose pasja e geneve pozitive, marrja e stimulantëve me ormone. Këtë gjë duhet ta them sepse tani është në masë trajtimi hormonal për fertilitetin, për mos ngeljen shtatzënë.
Aldo: Kontraceptivët?!
Edlira Rehovica: Kontraceptivët dhe jo vetëm, ose ‘pilulat e emergjencës’ që përdoren në masë. Për shembull vajzat përdorim ‘pilula emergjence’, por një pilulë e tillëështë e baravartë me 22 kontraceptivë. Nëse ti ke prirjen gjenetike për kancer gjiri, sepse nuk dua të them këtu që të gjithë që përdorin kontraceptivë do të sëmuren me kancer gjiri. Unë po them për riskun që kemi ne në mes që është një gjë që ne mundohemi ta shmangim. Nëse nuk i përdorim këto kontraceptivë si karamele, patjetër që është një efekt ruajtës për kanecerin e gjirit.
Aldo: U dashka filluar që në gjimnaz.
Edlira Rehovica: Ne fillojmë dhe flasim me vajzat. Nëna duhet të flasë me vajzat se si të fillojnë të kujdesen për gjirin e tyre dhe se çfarë duhet të mbajnë larg./tvklan.al