Sport

Të martën në Fier, do të luhet finalja e superkupës në Basketboll

Të martën në Fier, ne pallatin e Sportit “Apolonia”, prej orës 18:00, do të luhet finalja e superkupës në Basketbollin për vajza midis Flamurtarit dhe Tiranës, ndeshje e cila do të çeli siparin e sezonit të ri në basketboll.

Cest la vie

Skuadra e Flamurtarit dhe ajo bardheblu janë përgatitur intensivsisht për finalen, që do të jetë për të dyja skuadrat në kuadër të sezonit të ri.

“Ne ndeshjen finale për kupën e federatës kundër Tiranës e humbëm, por të martën Superkupën synojmë ta fitojmë. Do bëjmë çështë e mundur, do ndryshojmë edhe disa detaje që dalluam në ndeshjen e parë, me ardhjen edhe të një përforcimi mendojmë se ekipi përforcohet shumë dhe do jemi shumë kompetitiv.”, u shpreh Agim Dalipi, trajner i Flamurtarit gatë një interviste për mediat.

“Ekipi ynë është pretendentë për të dalë kampion, për të fituar kupën e Shqipërisë, por edhe Superkupën.”, tha Tea Memushi, kapitene e Flamurtarit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button