Do të mund ta karikojmë celularin me nxehtësinë e trupit?
A keni harruar ndonjëherë të karikoni telefonin tuaj përpara se të dilni nga shtëpia për një udhëtim apo një shëtitje të gjatë?
Zgjidhja e problemit mund të vijë nga vetë trupi ynë, shkruan focus.it.
- Djali iu vra me thikë 9 muaj më parë në Fier, prindërit e Greit mes lotësh: S’lejojmë askënd të përdhosë gjakun e tij, duam drejtësi! (Video)
- Rama: 51,357 pensionistë tërhoqën bonusin e fundvitit, dy dhe trefish më i lartë
- Subashi: Mesazh solidariteti dhe dashurie për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara (Video)
- Aksident në aksin Fier- Lushnjë/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe del nga rruga
- Boksieri fierak Aleksandër Kallashi në takim me kryebashkiakun Subashi: Synoj të mbrojë titullin botëror në Fier
Një grup studiuesish nga Universiteti i Uashingtonit (UW), i udhëhequr nga profesori Mohammad Malakooti, ka zhvilluar një pajisje të veshur që transformon nxehtësinë e trupit në energji elektrike, duke publikuar rezultatet e studimit të tyre në ”Advanced Materials”.
Kjo teknologji novatore, por për momentin ende e re, një ditë mund të na lejojë të rimbushim pajisje të vogla elektronike thjesht duke veshur një byzylyk ose aksesorë të tjerë.
Çelësi i shpikjes nga shkencëtarët amerikanë qëndron në fleksibilitetin e saj ekstrem.
Tradicionalisht, pajisjet termoelektrike që konvertojnë nxehtësinë në energji janë të ngurtë dhe të brishtë, por produkti i projektuar nga ekipi i Malakooti është i butë dhe rezistent dhe mund të shtrihet deri në 2 000 herë pa humbur aftësinë e tij për të prodhuar energji elektrike.
Kjo është e mundur falë një strukture me tre shtresa ku në qendër ka çipa të ngurtë që konvertojnë nxehtësinë në energji elektrike.
Rreth tij, gjendet një material i përbërë i printuar 3D që përmirëson efikasitetin e energjisë dhe zvogëlon peshën.
Së fundi, gjurmët e metalit të lëngshëm sigurojnë elasticitet, përçueshmëri dhe vetë-riparim.
Është një teknologji që, pasi vishet në lëkurë, fillon menjëherë të prodhojë energji, siç tregohet nga ndriçimi i një LED të vogël të fuqizuar ekskluzivisht nga nxehtësia e trupit.
Edhe pse ideja për të karikuar celularin tuaj me një metodë kaq inovative është magjepsëse, aplikimet e mundshme të kësaj teknologjie shkojnë shumë përtej.
Së bashku me objektet teknologjike të veshur, profesor Malakooti imagjinon se këto pajisje mund të përdoren për të rikuperuar nxehtësinë e tepërt të prodhuar nga pajisjet elektronike, siç janë serverët në qendrat e të dhënave.
Në këto mjedise, nxehtësia e mbetur mund të fuqizojë sensorët për të monitoruar temperaturën dhe lagështinë, duke reduktuar konsumin e përgjithshëm të energjisë.
Mundësia e shfrytëzimit të energjisë termike nga burimet tashmë ekzistuese e bën këtë zgjidhje të qëndrueshme dhe inovative, me implikime të rëndësishme për reduktimin e ndikimit mjedisor./ /os/