Rama: 51,357 pensionistë tërhoqën bonusin e fundvitit, dy dhe trefish më i lartë
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se 51,357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit.
Kryeministri theksoi se në ditët në vijim i gjithë fondi prej 100 milionë eurosh do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve, ku falë rritjes ekonomike 511,173 pensionistë do të marrin trefishin e një viti më parë dhe 213,760 pensionistë do të marrin dyfishin e një viti më parë.
“Dhe si në asnjë vit më parë, pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër”, shtoi Rama.
Bonusi i ri i fundvitit i vendosur nga qeveria ka nisur të shpërndahet ditën e djeshme.
Konkretisht, pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin 150 euro, ose trefishin e bonusit që ka qenë deri tani, ndërsa pensionistët me pension mbi 20 mijë lekë do të marrin 150 euro, ose trefishin e shumës së bonusit të deritanishëm. /j.p/