Sport
Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, në Fier organizohet turneu i futbollit mes veteranëve
Në Fier, ditën e djeshme më 28 nëntor, u organizua një turne i veçantë futbolli me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë turne morën pjesë ekipet e veteranëve ngaLiria e Prizrenit ( KVF “Prizren Masters”), Apolonisë dhe Kombëtarja e Veteranëve të Shqipërisë.
Në ndeshjen e parë, Prizreni Masters u përball me Kombëtaren shqiptare të veteranëve, ndeshje që përfundoi me rezultatin 0-1.
Në ndeshjen e dytë, Prizreni Masters mundi Apoloninë me rezultatin 3-1, ndërsa në ndeshjen e tretë Kombëtarja e Veteranëve fitoi 2-1 me Apoloninë, duke u shpallur edhe fituese e ketij turneu.