Sport

Apolonia humbet në Fier ndaj Kukësit, zhytet në vendet e fundit të renditjes

Apolonia ka pësuar një tjetër humbje të rëndë në kampionat, këtë herë në shtëpi, përballë Kukësit, me rezultatin 2-3.

Edhe pse fierakët kaluan të parët në avantazh, ata nuk arritën të përballojnë presionin e kundërshtarëve dhe tani gjenden në fund të renditjes, larg pritshmërive të fillimsezonit.

Cest la vie

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Apoloninë, e cila shënoi që në minutën e 4-t falë një goli të shpejtë nga Trifoni. Por, gëzimi i vendasve zgjati vetëm një minutë, pasi Sadiq barazoi shpejt për Kukësin në minutën e 5-të, duke shuar entuziazmin në kampin fierak.

Pas barazimit, Kukësi mori kontrollin e lojës dhe shënoi dy herë të tjera. Hasaj ishte protagonisti kryesor i miqve, duke realizuar në minutën e 40-të dhe sërish në të 60-tën.

Hebeja në minutën e 80-të ngushton rezultatin në 2-3, i cili është dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Humbja e sotme ka thelluar krizën e Apolonisë, e cila në fillim të sezonit u promovua si një skuadër pretendente nga drejtuesit.

Tani, me vetëm 15 pikë pas 14 ndeshjesh, fierakët po luftojnë për të shmangur rënien nga kategoria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button