Home Blog Page 73

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

0
Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

Që nga kohërat e lashta, bimët medicinale kanë qenë një pjesë thelbësore e mjekësisë tradicionale dhe kujdesit shëndetësor. Ato janë përdorur për të trajtuar sëmundje, për të forcuar sistemin imunitar dhe për të mbajtur trupin në ekuilibër natyral.

Falë përbërësve të tyre aktivë, shumë bimë kanë aftësi të fuqishme shëruese dhe veprojnë si ilaçe natyrale, shpeshherë me më pak efekte anësore sesa barnat kimike.

Ekspertët e mjekësisë bimore këshillojnë përdorimin e këtyre bimëve me kujdes dhe në mënyrë të informuar, për të përfituar plotësisht nga fuqitë e tyre shëruese.

Majdanozi – Përmban substanca që mbrojnë mukozën gastrike dhe zorrët, duke lehtësuar tretjen dhe duke lehtësuar dhimbjet e stomakut. Është gjithashtu efektiv kundër ankthit.

Kanellë – Vajrat e tij esencialë veprojnë kundër mikroorganizmave dhe kërpudhave të ndryshme. Ndihmon në proceset inflamatore dhe gjithashtu kundër gazrave dhe tretjes së dobët.

Valerian – Bima ka veti të fuqishme antistres. Veprimi i saj anksiolitik (medikamente që përdoren për mjekimin e ankthit), i detyrohet një substance që vepron në sistemin nervor qendror.

Kamomil – Një bimë me përdorim të gjerë për të qetësuar sistemin nervor dhe dhimbjet e barkut. Ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon në eliminimin e gazrave dhe stimulon oreksin. Përfitimet e saj për hidratimin e lëkurës janë të provuara.

Rozmarinë – Përbërësit e saj aktivë trajtojnë migrenën, ndihmojnë me humbjen e kujtesës dhe imunitetin e ulët, madje zvogëlojnë dhimbjet reumatike dhe të kyçeve.

Mente – Kjo bimë lehtëson dhimbjet e barkut, zvogëlon inflamacionin në bronke, lufton lodhjen, mëlçinë, gazrat dhe problemet me tretjen.

Karafil – Vaji i tij përdoret në stomatologji si analgjezik dhe antiseptik. Është gjithashtu efektiv kundër inflamacionit dhe ënjtjes.

Eukalipt – Është një ekspektorant (lloj medikamenti ose ilaçi që ndihmon në hollimin e mukusit dhe gëlbazës në traktin respirator), i fuqishëm dhe efektiv për problemet e frymëmarrjes si astma dhe bronkiti. Plus, është gjithashtu efektiv në uljen e temperaturës dhe luftimin e dhimbjeve të nervit shiatik.

Gjethe dafine – Përveç vetive antiseptike dhe qetësuese, përdoret gjithashtu për të ndihmuar në problemet e tretjes dhe të muskujve, duke lehtësuar dhimbjet dhe mavijosjet.

Kujdes! Ky është një artikull informues dhe nuk zëvendëson këshillën e mjekut.

/rtsh.al/

Udhëtimi i Ismail Qemalit përmes Myzeqesë dhe ngritja e flamurit në Fier – nga Ilirjan Gjika

0
Udhëtimi i Ismail Qemalit përmes Myzeqesë dhe ngritja e flamurit në Fier – nga Ilirjan Gjika

Në vitin 1912, Fieri, do të shndërrohej në një prej qendrave të kryengritjes së përgjithshme për Jugun e Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe në këtë qytet dhe rrethinat e tij do të zhvillonte një veprimtari të gjerë politike edhe Ismail Qemali, nën drejtimin e të cilit u realizua shpallja e Pavarësisë.


Në 12 gusht 1912, ai, do të drejtonte Mbledhjen e Fierit, e cila e ngarkoi me mision drejt Stambollit, për të ndikuar pranë qeverisë osmane për realizimin e autonomisë së Shqipërisë.1) Ndërkohë, fillimi i Luftës së Parë Ballkanike dhe thyerja e Perandorisë Osmane në të gjitha frontet e detyruan Ismail Qemali, Luigj Gurakuqin dhe njerëzit që e shoqëronin, të ktheheshin në Shqipëri. Kështu, gjatë udhëtimit të tyre historik për të realizuar shpalljen e pavarësisë ata do të ndiqnin itinerarin Stamboll-Bukuresht-Vjenë-Trieste-Durrës, duke mbërritur në atdhe më 21 nëntor 1912.2)


Nga njoftimi i konsullit austro-hungarez në Durrës, dërguar Ministrisë së Jashtme në Vjenë, mësojmë se grupi i tyre u nis drejt Vlorës në datën 23 nëntor.3) Udhëtimi u bë në një mot të ftohtë, të rënduar nga reshjet e shumta, ku lumenjtë kishin dalë nga shtrati dhe kishin përmbytur fushat. Pasi la Durrësin, grupi i drejtuar nga Ismail Qemali u fut në Kavajë, i shoqërua nga patrioti Qazim Merhori, i cili i vuri në shërbim edhe kuajt e vet, ndërsa lumin Shkumbin e kaluan në lundrën e vaut në fshatin Çermë-Biçak. Këtu u strehuan gjatë natës në shtëpinë e Dervish Biçakut.4) Për këtë na informon edhe telegrami që Qemal Karaosmani, një prej pjesëmarrësve në këtë udhëtim i dërgoi nga Durrësi më 23 nëntor, vëllait të tij, Behxhet Beut.

“Sot po nisemi dhe po vijmë aty, jemi më tepër se njizet vetë. Pra, pregatituni dhe na bani vend ke Dervish beu ose në shpie tuaj. Në dashtë Zoti mbrama jemi aty’’5) Ndërkohë, të nesërmen gjatë udhëtimit, grupi i patriotëve, u njoftua se në Lushnje, xhandarmëria, kishte marrë urdhër nga komandanti i ushtrise turke me qendër në Janinë që të arrestonte Ismail Qemalin. Për këtë qëllim u dërgua edhe një repart xhandarësh në fshatin Gramsh përgjat rrugës Rrogozhinë-Lushnje.6) Në pamundësi për të vazhduar në drejtim të Lushnjes, grupi u kthye përsëri ne Çermë-Biçak dhe vazhdoi udhëtimin përgjatë fushës së Myzeqesë. Pasi përshkoi itinerarin Çermë-Biçak, Çermë-Proshek, Çermë-Pasha, Çermë-Çiflik, Sulzotaj, Divjakë, Xeng, Mizë, Kryekuq dhe Babunjë, Ismail Qemali dhe patriotët që e shoqëronin, mbrritën në mbrëmjen e datës 24 nëntor, në Libofshë.7) Në shënimin që i bën telegramit të mësipërm të Qemal Karaosmanit, Lef Nosi, botuesi i dokumentave të Pavarësisë Kombëtare dhe ish ministër i Post-Telegrafit në qeverinë e Ismail Qemalit, shkruan se:

“Më 10 Ismail Beu me gjithë shokë, fjeti në Çermë e më 11 në Libofshë”. Sqarojmë se me kalendarin e vjetër, datat 10 dhe 11 nëntor, korrespondojnë me datat 23 dhe 24 nëntor, të kalendarit e ri, Gregorian. Këtë gjë e pohon edhe historiani Kristo Frashëri në veprën e tij, “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë”, kur thekson se: “Nga Çerma kuvendarët u nisën me rrugë të gjarpëruar për në Fier. Por, ngaqë rruga zgjati, ata në mbrëmjen e 24 nëntorit fjetën, sipas një shënimi të Lef Nosit, në fshatin Libofshë, larg, vëzhgimit të xhandarmërisë’’8)
Ndërsa në kujtimet e tij të publikuara në shkrimin: “Një udhëtim historik në nëntor 1912”, botuar në gazetën Arbëria të datës 28 nëntor 1936, Qemal Karaosmani, shkruan midis të tjerave:

“U nisëm në rrugën e Karatoprakut dhe mbrritëm në rremën e Sulzotajt, që ishte e mbushur me ujë. Kaluam, po me vështirësi të madhe, duke u lagur, por mjaft që nuk kishte rrymë. Si kaluam prej andej, vajtëm në Libofshë atë natë, në konak të vaktit që kishte gatitur i ndjeri Nedin Bej Leskoviku kur ishte si drejtor i vakëfeve “Valide Sulltane”. Të nesërmen u nisëm herët për të ngrënë drekën në Fier dhe darkën në Vlorë. Posa mbrritëm tek lundra e Petovës, mbasi në atë kohë nuk ekzistonin ura nëpër lumenj, u takuam me delegatët e Elbasanit dhe të Kosovës: Lef Nosi, Shefqet Daiu, Mit’hat Frashëri, Salih Gjuka dhe Bedri Pejani”9)

Po kështu, Ferit Vokopola, një tjetër firmëtar i Aktit të Pavarësisë, në shkrimin e tij “Atë unë e njoha”, botuar në gazetën “Njeriu” ne 8 shkurt 1944, midis të tjerave thekson: “Njeriu i madh me apostujt e vet, arriti në Durrës duke kapërcyer njëmijë pengime. Ai kur do të kalonte Shkumbinin fuqitë ushtarake osmane u orvatën ta zënë: Shqiptarët që e prisnin si shpëtimtar të Atdheut iu përveshën masave të luftimit kundra tyre. Kalorija otomane detyrohet të ndalet pjesërisht në katundin Zhamë e tjetra në Gramsh të N/Prefekturës të Lushnjes. Ismail Qemali me shokë në bazë të planit të vendosur prej Çermës të zotni Dervish Bej Biçakut, i cili vuni të gjithë fuqitë e tij në dispozicion u nis për në Fier në rrugën Karatoprak-Libofshë, drejt të cilës ishin marrë tërë masat e sigurimit nga Lushnja’’10).

Ismail Qemali Vlora me djemte
Ismail Qemali Vlora me djemte

Ndërkohë që në hyrje të Libofshës, grupi, u prit nga çeta e priftit dhe mësuesit patriot, Ikonom Kozma Dhimës. Atë natë, Ismail Qemali, u strehua në konakët e Nedin Bej Leskovikut, ish kujdestarit të çifligjeve shtetërore turke të Myzeqesë. Të nesërmen, udhëtimi nisi përsëri drejt qytetit të Fierit. Te Lundra e Petovës, në breg të lumit Seman, grupit do t’i bashkoheshin edhe delegatët e Elbasanit dhe të Kosovës. Ndërsa në Fier, patriotët, do të priteshin në shtëpinë e Omer Pashë Vrionit, në prani të krerëve të vendit.11) Po atë pasdite përpara nisjes drejt Vlorës, Ismail Qemali, do të ndalej edhe në zyrën e post-telegrafit, si dhe do të fliste përpara popullit në një miting spontan.12) “Prej andej mbrritëm në Fier, tek Ymer Vrioni, ku hëngrëm drekën. Për darkë nuk qëndruam sepse Ismail Qemali tha se duhej të shkonim një orë e ma parë në Vlorë…
Mbas orës tre u nisëm nga Fieri dhe vajtëm në lundrën e Vjosës dhe si kaluam, hymë në rajonin e Vlorës…’’, vijon rrëfimin e tij në këtë rast Qemal Karaosmani.13) Ndërkohë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, delegatë të Prefekturës së Beratit për Mallakastrën dhe Fierin do të ishin edhe Hajredin Cakrani dhe Sami Vrioni. I pari do të ishte firmëtar i Aktit të Pavarësisë, ndërsa i dyti do të zgjidhej anëtar i Pleqësisë.14). Këtë kontekst do ta mbyllte akti i Tonç Kilicës, i cili si kryetar i bashkisë së Fierit, së bashku popullin dhe patriotët vendas, do të zhvillonin në 29 nëntor 1912 ceremoninë e Shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së Flamurit.15) Kështu edhe Fieri iu bashkua shtetit të ri shqiptar dhe qeverisë së Ismail Qemalit të dalë nga vendimet e Kuvendit Kombëtar të Vlorës.

“Ju bëjmë të ditur me gëzim se të mbështetur në vendimet e Kongresit që na u komunikuan nga ana e kryesis së Beratit, me hir të Zotit e ngritëm edhe këtu flamurin kombëtar me nderime. Zoti na e pruftë mbarë”, shkruhet në telegramin që Tonç Kilica i dërgon kryesisë së Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë.16) Telegrami së bashku me dokumente të tjera të periudhës së viteve 1912-1918, u publikuan nga nënshkruesi i Aktit të Pavarësisë dhe Ministri i Post-Telegrafit në Qeverinë e Vlorës, Lef Nosi. Ato u botuan në Elbasan gjatë viteve 1924-1925, në vëllimin me disa numra të titulluar: “Dokumente historike për t’i shërbyer historisë tonë kombëtare”17)


Më pas ai do të përfshihej edhe në botime të ndryshme së bashku me dokumente të tjera të qeverisë së Ismail Qemalit.18)

Bibliografia
1-Pirro Tako, Luigj Gurakuqi, ‘‘8 Nëntori’’, Tiranë 1980, f. 171-172

2- Historia e Shqipërisë, ASH-IH, Tiranë 1984, f. 496
3-Teuta Hoxha, Ismail Qemali-Përmbledhje dokumentesh, DPASH, Tiranë 1982, f. 220
4-Kol Nika, Një fshat i lashtë, Tiranë 1995, f. 43
5-Lef Nosi, Dokumente Historike, IH, Tiranë 2007, f. 76; K. Frashëri, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, ASHSH, Tiranë 2008, f. 134
6-Koli Xoxi, Ismail Qemali, ‘‘8 Nëntori’’, Tiranë 1983, f. 245
7-Kol Nika, Një fshat i lashtë, Tiranë 1995, f. 43
8-Lef Nosi, Dokumente Historike, IH, Tiranë 2007, f. 76; K. Frashëri, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, ASHSH, Tiranë 2008, f. 87
9-Qemal Karaosmani, Një udhëtim historik në nëntor 1912, Gazeta Arbëria, 28 nëntor 1936
10-Ferit Vokopola, “Atë” unë e njoha, Gazeta Njeriu, 8 fruer 1944, f. 2
11-Po aty, f. 3
12-Lef Nosi, Dokumente Historike, IH, Tiranë 2007, f. 78
13-Qemal Karaosmani, Një udhëtim historik në nëntor 1912, Gazeta Arbëria, dt. 28 nëntor 1936; L. Dushku, Lef Nosi dhe historia e flamurit të Pavarësisë, Studime Historike, 1-2, Tiranë 2013, f. 239-246
14-Ligjvënësit Shqiptarë (1912-2017) dhe Firmëtarët e Aktit të Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë, Tiranë 2018, f. 29-30; Historia e Popullit Shqiptar, ASH-IH, Toena, Tiranë 2002, f. 510; K. Dervishi, Historia e Shtetit Shqiptar, 1912-2005, 55, Tiranë 2006, f. 22
15-Jakov Milaj, Ngritja e Flamurit në Fier, Dosja e Pavarësisë, Fondi i Dokumenteve, Muzeu Historik Fier; I. Gogaj, Shpallja e pavarësisë dhe veprimtaria e qeverisë së Vlorës në Fier, Dosja e Pavarësisë, Fondi i Dokumenteve, Muzeu Historik Fier
16-Lef Nosi, Dokumente Historike, IH, Tiranë 2007, f. 116; Teuta Hoxha, Ismail Qemali, Përmbledhje dokumentesh, DPASH, Tiranë 1982, f. 214
17-Lef Nosi, Dokumente Historike, IH, Tiranë 2007, f. 5
18-Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe veprimtarija e saj, DPA, Tiranë 1963; T. Hoxha, Ismail Qemali – Përmbledhje dokumentesh, DPASH, Tiranë 1982; T. Hoxha, Ismail Qemali: përmbledhje dokumentesh 1888-1919, Mësonjtorja e parë, Tiranë 2002; Lef Nosi, Dokumente Historike, IH, Tiranë 2007

Ilirjan Gjika

LAJM I FUNDIT/ Plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në Tiranë, policia në kërkim të autorit

0
LAJM I FUNDIT/ Plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në Tiranë, policia në kërkim të autorit

Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut.

Shtetasi M. J, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Gripi, 12 mijë të prekur në një javë / Epidemiologët: Më të rrezikuarit janë fëmijët, piku pritet në janar

0
Gripi, 12 mijë të prekur në një javë / Epidemiologët: Më të rrezikuarit janë fëmijët, piku pritet në janar

“Qarkullon gripi i tipit A. I njëjti tip që qarkullon në të gjithë kontinentin europian. Janë vetëm rastet e para dhe s’ka të dhëna të mjaftueshme për ashpërsinë. Deri tani raste të lehta, shtrimet në spital qoftë pediatrike dhe te rritur janë minimale.

Bashkë me qarkullimin e gripit ka dhe qarkullim të Covid. Në lidhje me infeksionet respiratore të sipërme dhe të poshtme ka filluar një trend normal dhe i pritshëm në rritje, janë 12 mijë raste me infeksione”, pohoi ai.
Tendenca në rritje e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes parashikohet të vijojë deri në fund të muajit janar dhe fillim të shkurtit kur pritet të arrijë kulmin. Kohë kur epidemiologët parashikojnë dhe pikun e gripit.

“Nga eksperienca shumëvjeçare në vendin tonë piku i qarkullimit të gripit arrihet nga fillimi i muajit janar dhe fillimi i muajit shkurt.

Ajo që është e rëndësishme dhe dallim nga COVID është temperatura e larte deri ne 38 grade e me lartë edhe 40, dhimbje e theksuar muskulare, rrufë, skuqje e lotim sysh, kollë e fortë, dobësi e theksuar”, tha ai.

Viruset në qarkullim aktualisht kanë prekur të gjitha moshat, por sipas specialistëve më të përhapura janë tek më të vegjlit.

Nga Fieri në skenat botërore: Sopranoja Ana Naqe emocionon me rrëfimin e saj

0
Nga Fieri në skenat botërore: Sopranoja Ana Naqe emocionon me rrëfimin e saj

Sopranoja shqiptare Ana Naqe, e ka ndërtuar jetën dhe karrierën e saj artistike prej shumë vitesh në Belgjikë, por turet e saj artistike janë edhe në shumë vende të ndryshme të botës.

Ana ishte një prej protagonisteve, të ftuara në podkastin “Flasim”, me Kryeministrin Edi Rama, në episodin e shtatë, së bashku edhe me studiuesen dhe lektoren pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”në Durrës, Natasha Shuteriqi Poroçani.

Kryeministri Rama u shpreh se Ana është një nga  tre fëmijët e një familje të thjeshtë në Fier, ku nuk ka pasur në rekordet familjare asnjë zë kumbues.Sopranoja Naqe tha ka ndjekur shkollën “Jakov Xoxe” në Fier. 

“E fillova violinën kur isha 5 vjeçe në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier. Aty rreth moshës 13 vjeçe erdhën priftërinj që donin të ndërtonin kisha. Prifti quhet Don Korado. Ata sillnin bursa ose fonde për shkollën e muzikës. Erdhën në këtë shkollë për të gjetur zëra. Unë u futa në kor sepse kisha muzikën pasion dhe njihja notat, por nuk mendoja se do të vazhdoja për kanto. Më tej, ende në moshë të vogël dola jashtë shtetit për të bërë master-classe për violinën. Kantoja erdhi më vonë. Me master-classe, koncerte, shkoja dhe vija në Belgjikë”, tha Naqe.

Ajo tha se studimet e larta i vijoi në Belgjikë, ku vazhdoi violinën dhe kanton në Konservatorin Mbretëror të Luvenit Luça Lemmensinstituut në Belgjikë, institut ku fitoi dhe Master në të dyja degët, dhe më pas një tjetër Master në Amsterdam dhe ‘Conservatorio Superior de Música de Granada’.

Naqe u shpreh se duke studiuar dhe njëkohësisht duke punuar, me pak vështirësi ja doli të jetë në lartësinë ku është.

“Në Shqipëri vi çdo muaj, jap edhe koncerte në TKOB”, tha Naqe.

Kryeministri Rama i kërkoi që të zhvillojë një koncert edhe në Fier, si një formë “borxhi” që i detyrohet komunitetit atje, ku u lind dhe u shkollua.

Naqe tha se po e vlerëson si ide dhe në të ardhmen mund ta realizojë një koncert të tillë.

Ajo pohoi se sapo është kthyer në një tur recital në Turqi, ndërsa më pas do të jetë në Barcelonë, në Spanjë ku në janar-shkurt 2026 do të interpretojë në Maria Magdalena në Teatro Nacional Catalan në Barcelonë./e.i/a.f/

Përmirësim i situatës në Fier, ulet niveli i Vjosës dhe Semanit

0
Përmirësim i situatës në Fier, ulet niveli i Vjosës dhe Semanit

Situata është raportuar problematike në qarkun e Fierit ndërsa sipas përditësimeve të fundit, gjendja po shkon drejt normalizimit.

Niveli i lumit të Vjosës, Semanit dhe Shkumbinit është në rënie ndërsa ujërat kanë filluar të tërhiqen dhe nga tokat bujqësore.

Informacion mbi situatën në Qarkun Fier, ora 07:00

Gjatë natës e në vazhdim së bashku më strukturat vendore, kemi monitoruar situatën dhe prurjet në lumenjtë Vjosë, Seman dhe Shkumbin, nga ku rezulton:

– Lumi Vjosë ka ulje të nivelit, ka filluar të tërhiqen ujërat edhe nga tokat bujqësore në Kashisht, Kafaraj

– Lumi Shkumbin në kuota normale dhe nuk ka paraqitur probleme

– Lumi Seman, ka filluar të ulet por përsëri është në kuota të larta. Ka dalje nga shtrati por brenda argjinaturës.

Gjatë ditë së djeshme strukturat e Bordit Rajonal të Kullimit dhe Drejtoritë e Ujitjes në bashki kanë kontrolluar dhe monitoruar argjinaturat pranë lumenjve, nga ku rezulton se:

–  Deri në këto momente nuk kemi cenim të infrastrukturës kritike të argjinaturave

– Nuk kemi akse rrugore të bllokuara.

– Nuk kemi fshatra apo lagje të izoluara nga uji- Nuk ka banesa nën ujë.

– Nga lumi Seman janë prekur disa kasolle (bagëti të larguara) apo depozita bari por brenda argjinaturës.

– Aktualisht, moti është me reshje me intensitet të ulët

– Nevoja për mbështetje deri në këto momente nuk kemi.

QSUNT, ekipi i neurokirurgjisë i shpëton jetën 48-vjeçares pas një operacioni 7-orësh

0
QSUNT, ekipi i neurokirurgjisë i shpëton jetën 48-vjeçares pas një operacioni 7-orësh

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, falë profesionalizmit të ekipit mjekëve të neurokirurgjisë, u trajtua me sukses një rast urgjent te një paciente e moshës 48 vjeçare.

Kryeministri Edi Rama, përcolli në rrjetet sociale këtë rast, duke e konsideruar një histori suksesi në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUNT, ku prof. Artur Xhumari dhe ekipi i tij shpëtuan jetën e një pacienteje.

Nën drejtimin e Prof. Dr. Artur Xhumarit dhe ekipit të neurokirurgëve të QSUNT-së, u arrit që pacientes 48 vjeçare, pas një operacioni kirurgjial që zgjati shtatë orë, t’i mbyllej një fluskë e hapur në kokë që kishte shkaktuar hemoragji.

“Është rasti i një zonje 48 vjeçe, e cila paraqitet në shërbimin e urgjencës në spitalin tonë sepse kishte një hemoragji në kokë dhe ne e dimë që shumica e këtyre hemoragjive vijnë si pasojë e një aneurizme. Aneurizma vërtetohet duket bërë angioskaner, i cili u bë sapo u paraqit pacientja në urgjencë dhe angioskaneri tregon arsyen e hemoragjisë që është një fluskë në përfundim të arteries bazilare”, tha Xhumari.

“Rreziku i aneurizmave është që bëjnë hemoragji dhe hemoragjia mund të jetë edhe vdekjeprurëse. Në rastet kur hemoragjia menaxhohet dhe pacienti vjen në spital detyra jonë është është të zbulojmë shkakun dhe kur zbulojmë shkakun duhet ta mbyllim brenda dy tre ditëve sepse ka rrezik shumë të lartë që të bëjë prapë hemoragji”, vijoi ai.

Sipas Prof.Dr. Xhumarit, dy janë metodat se si mbyllet aneurizma, njëra është përmes arterieve të trupit të njeriut, rruga endovaskulare dhe rruga që bëmë në këtë rast është me kirurgji.

“Vendoset një karficë në qafën e aneurizmës dhe kështu nuk lejohet që të hy gjaku në aneuizëm dhe nuk ka më rrezik rrjedhjeje. Këto janë sëmundje që nuk i parashikon dot, ato ndodhin nga një dhimbje koke, nga një goditje dhe me një ekzaminim, aty zbulohet aneurizma”, tha Xhumari.

Prof. Dr. Xhumari u shpreh se bëhet fjalë për një dhimbje shumë të madhe koke.“Nuk ka sëmundje tjetër që të japë këtë dhimbje koke. Ky është një operacion që bëhet në një zonë shumë të thellë të trurit dhe operacioni i zonjës zgjati shtatë orë”, pohoi Xhumari, ndërsa theksoi se pacientja del nga spitali pa dëmtime dhe e shëruar sepse ekziston prova që gjatë operacionit u konfirmua që nuk shkon më gjak në atë pjesë të kokës.

Nga ana e saj, pacientja Enkelejda shprehet se ka ardhur në spital pa ndjenja.“Pasi dola nga operacioni këtu me ndihmën e stafit që është i mrekullueshëm jam më mirë. Më janë përgjigjur për çdo gjë, nuk më kanë lënë asnjë sekondë vetëm, nuk kam fjalë”, tha ajo.

Kjo është një tjetër dëshmi e nivelit të lartë profesional dhe përkushtimit të mjekëve, si dhe e besueshmërisë së shërbimit publik shëndetësor për çdo qytetar./e.i/a.f/

Vlora në dorë të grave, qyteti drejtohet pothuajse tërësisht nga femrat

0
Vlora në dorë të grave, qyteti drejtohet pothuajse tërësisht nga femrat

Ky është ndoshta rasti më i veçantë në Shqipëri ku një qytet i madh si Vlora ka një dominim kaq të gjerë të grave drejtuese në institucione.

Institucionet kryesore të qytetit dhe qarkut

Kryetare Bashkie – Grua

Prefekte e Qarkut – Grua

Dy Nënkryetare Bashkie – Gra

Kryetare e Këshillit Bashkiak – Grua

Rektore e Universitetit të Vlorës – Grua

Drejtoreshë e Spitalit Rajonal – Grua

Drejtoreshë e Spitalit Psikiatrik – Grua

Drejtoreshë e Shëndetit Publik për Jugun – Grua

Drejtoreshë e Zyrës së Punës – Grua

Drejtoreshë e ISSH – Grua

Drejtoreshë e Konvikteve – Grua

Drejtoreshë e Inspektoratit të Punës – Grua

Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Arsimit Vlorë–Himarë – Grua

Drejtoreshë e Agjencisë Rajonale të Bregdetit – Grua

Brenda Bashkisë së Vlorës

Pozicionet drejtuese në administratën vendore gjithashtu dominohen nga gra:

Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore

Drejtoreshë e Bujqësisë

Drejtoreshë e Infrastrukturës

Drejtoreshë e Gjelbërimit

Drejtoreshë e Shërbimit Social

Drejtoreshë e Arsimit

Drejtoreshë e Pallatit të Kulturës

Drejtoreshë e Qendrës Kulturore të Fëmijëve

Drejtoreshë e “Vlora Parking”

Drejtoreshë e Pallatit Shumësportësh “Flamurtari”

Drejtoreshë e Turizmit

Drejtoreshë e Bashkëqeverisjes

Drejtoreshë e Auditit

Drejtoreshë e Protokollit

Drejtoreshë e Arkivit

Arsimi parauniversitar:

Shkollat me drejtuese graEdhe sistemi arsimor në Vlorë udhëhiqet gjerësisht nga gra:

“Jani Minga” – Drejtoreshë

“24 Maj” – Drejtoreshë

“Marigo Posio” – Drejtoreshë

“4 Heronjtë” – Drejtoreshë“

Ismail Qemali” – Drejtoreshë“

Avni Rustemi” – Drejtoreshë

“Muço Delo” – Drejtoreshë

“Lef Sallata” – Drejtoreshë

“Rilindja” – Drejtoreshë

“Halim Xhelo” – Drejtoreshë

“28 Nëntori” – Drejtoreshë

“15 Tetori” – Drejtoreshë

“PLM” – Drejtoreshë

Qendra PAK – Drejtoreshë

Fierakja krijon albnb, platforma e pare e qerave ditore per Shqiperine

0
Fierakja krijon albnb, platforma e pare e qerave ditore per Shqiperine

“albnb është platforma shqiptare e akomodimit afatshkurtër, ideuar dhe zhvilluar nga themeluesja Arta Progonati.

Me një përvojë të gjatë në sektorin imobiliar, Arta ndërtoi një platformë moderne, të thjeshtë dhe të sigurt, e cila u krijua për t’u ardhur në ndihmë pronarëve dhe mysafirëve në çdo qytet të Shqipërisë.

Procesi i zhvillimit të albnb nisi në maj të vitit 2024 dhe, pas më shumë se një viti punë intensive, platforma u lançua për herë të parë online në gusht të vitit 2025.

Albnb u ofron pronarëve mundësinë të publikojnë pronat e tyre pa asnjë komision, duke i lidhur me klientë nga e gjithë bota dhe duke garantuar menaxhim të lehtë dhe pagesa të sigurta.

Që nga momenti i lançimit dhe deri më sot, platforma ka regjistruar 57 përdorues aktivë, 17 njësi akomodimi të publikuara dhe rreth 30 rezervime të kryera me sukses, duke dëshmuar rritjen e qëndrueshme dhe besimin e pronarëve dhe mysafirëve.

Në këtë rrugëtim sfidues dhe njëkohësisht të bukur, Arta Progonati fton të gjithë pronarët e Shqipërisë të regjistrojnë pronat e tyre në albnb, duke përfituar asistencë të plotë dhe mbështetje profesionale në çdo hap të procesit.”

Niveli i Vjosës në pikë kritike, banesat ende të rrethuara nga uji

0
Niveli i Vjosës në pikë kritike, banesat ende të rrethuara nga uji

Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga moti i keq.

Për dy ditë me radhë, niveli i Vjosës ka qëndruar mes kuotave 7.8 dhe 8.3 metra, duke shënuar ulje-ngritje të vazhdueshme, por pa rënë poshtë zonës së rrezikut.

Vjosa, tashmë në ditën e katërt të krizës, vijon të mbajë në ankth strukturat e emergjencave civile dhe pushtetin vendor, të cilët po qëndrojnë në gatishmëri të plotë përgjatë gjithë vijës së lumit dhe urës së Mifolit.

Tre banesat pranë lumit Vjosë vijojnë të jenë të rrethuara nga uji, ndërsa prezencë te ujit ka ende edhe në disa toka bujqësore në Novoselë.

Po monitorohen prurjet që vijnë nga pjesa jugore ku sipas emergjencave civile, ato janë normalizuar për momentin.