Ka ndërruar jetë gjyqtari Astrit Kalaja që u qëllua me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Sipas burimeve të “Shqiptarja.com” përveç gjyqtarit Astrit Kalaja i cili ishte objekt i sulmit nga autori i armatosur, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, roli i të cilëve nuk dihet.
- E rëndë në Fier, gjendet i pajetë 40 vjeçari
- Fier, Dita Botërore e Autizmit, shtohen rastet në qendrën e Fëmijëve me Aftësi ndryshe “Horizont”
- Dita Botërore e Autizmit, shtohen rastet në qendrën e Fëmijëve me Aftësi ndryshe “Horizont” në Fier
- Lushnjë / Dogji makinën me porosi të një tjetri, arrestohet 39-vjeçari
- Sulmi ndaj drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit i ngjan qitjes me barut të lagur! – Nga Vladimir Muçaj
Dy të plagosurit e tjerë mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është arrestuar dhe arma i është sekuestruar.
Është e paqartë se si ka arritur të hyjë një person i armatosur brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, duke arritur të kalojë kontrollet e sigurisë dhe skanerin elektronik për armë.
Forca të shumta të policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.



