Përfaqësues të pushtetit vendor dhe Drejtorive Rajonale janë mbledhur paraditen e sotme në një takim urgjent në prefekturën e Fierit për të raportuar situatën e emergjencës për shkak të reshjeve të shiut.
- Fier, arrestohet 37-vjeçari, nuk i u bind policisë dhe u përplas me një mjet të parkuar
- Fier, nuk i ndaloi policisë, aksidentohet gjatë tentativës për t’u larguar
- Skënder Hita nis nga puna: Porositë që la për shefat e komisariateve
- E “Premtja e Zezë” e 7 prillit 1939 – Nga Ilirjan Gjika
- Rritet ndjeshëm numri i të huajve që kërkojnë punë në Fier, mbi 1 mijë aplikime për leje qëndrimi
Problematika kryesore për të cilën janë angazhuar të gjitha strukturat në qark janë kanalet kulluese dhe sistemi i argjjnaturave, për të përballuar vërshimet e mundshme të katër lumenjve, Shkumbini në Lushnjë, Vjosa në Fier dhe Mallakstër, Semani në Rroskovec dhe Gjanica në qytetin e Fierit.
“Gjatë ditës së sotme është realizuar një takim pune mes drejtuesit të strukturave vendore nga ku është marrë një informacion për situatën e përgjithshme në terren. Në orët në vijim priten që të ketë reshje shiu me intensitet të lartë në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës që mund të ndikojnë prurjet e lumit Vjosa, megjithatë nuk ka ndonjë rrezik që lumi të dalë nga shtrati. Kemi kërkuar që strukturat vendore të jenë në gatishmëri të plotë”, thotë Kreshnik Ymeraj, Përgjegjës i Emergjencave Civile, Prekfektura Fier.
Më herët inxhinieri i Bordit të Ujitjes dhe Kullimit në Fier, Evarist Koliçi, bëri të ditur se sistemi kullues është në gjendje optimale dhe se të gjithë punonjësit e Bordit kanë kaluar në gjëndje gatishmërie.
Reshjet në Qarkun e Fierit kanë qenë me intensitet të ulët gjatë natës por era e fortë ka shkaktuar defekte në rrjetin e furnizimit të energjisë elektrike për riparimin e të cilave po punohet nga punonjësit e OSHEE.
“Aktualisht janë riparuar 13 fidera dhe po punohet për riparimin e 7 të tjerëve” ka pohuar Ymeraj.
Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi ka kërkuar gatishmëri maksimale dhe reagim të shpejtë dhe të koordinuar në rast përkeqësimi të situatës.




