Home Sport Apolonia në mëshirë të fatit, humbja e katërt radhazi dhe drejtuesit...

Apolonia në mëshirë të fatit, humbja e katërt radhazi dhe drejtuesit që bëjnë sehir!!

Kanë përfunduar 5 ndeshjet e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë.Apolonia ka pësuar humbjen e katërt radhazi, duke u mposhtur në transfertë nga Burreli me rezultatin 2-0.

Kjo disfatë e rëndon ndjeshëm situatën e skuadrës fierake, e cila tashmë afrohet rrezikshëm me zonën e ftohtë të renditjes.

Në kontrast me performancën zhgënjyese në fushë, drejtuesit e klubit vijojnë të heshtin dhe të mos reagojnë përballë rezultateve negative.

Apolonia duket një ekip i braktisur prej vitesh, pa projekt, pa vizion dhe larg pritshmërive të tifozëve fierakë, të cilët vazhdojnë të presin më kot një ndryshim real në menaxhimin dhe ambiciet e klubit.