Home Lajme nga Fieri Derbi i Myzeqesë pa fitues, drejtuesit në heshtje dhe rreziku i rënies...

Derbi i Myzeqesë pa fitues, drejtuesit në heshtje dhe rreziku i rënies nga kategoria bëhet real

Java e 19-të e Kategorisë së Parë u mbyll me derbin e Myzeqesë mes Apolonisë dhe Lushnjës, që përfundoi në një barazim pa gola.

Një ndeshje e luajtur me frikë për të mos humbur më shumë sesa me ambicie për të fituar, ku të dyja skuadrat u shfaqën të kujdesshme dhe pa ide të qarta në fazën sulmuese.

Për Apoloninë, ky rezultat përbën një tjetër hap fals. Pas katër humbjeve radhazi, skuadra fierake nuk arriti të reagojë as në fushën e saj, duke u mjaftuar me një barazim zhgënjyes ndaj rivalëve të Lushnjës.

Një barazim që nuk ndryshon asgjë në renditje dhe që thellon krizën. Në këto kushte, rreziku i rënies nga kategoria nuk është më një hipotezë, por një realitet që po afrohet çdo javë.

Përgjegjësia kryesore bie mbi drejtuesit e klubit, të cilët prej javësh nuk po japin asnjë sinjal për zgjidhje konkrete të krizës, duke e lënë ekipin në mëshirë të fatit.