Home Sport Basketboll/ Sot në Fier, Apolonia – Besëlidhja dhe Fieri Basket – Partizani

Basketboll/ Sot në Fier, Apolonia – Besëlidhja dhe Fieri Basket – Partizani

Sot në sallën sportive pranë ETC-së në Fier, do të zhvillohen dy ndeshje interesante basketbolli.

Në orën 18:00, ekipi i Fieri Basket do të përballet me Partizanin, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft e luftuar dhe plot emocione.

Ndërsa në orën 20:00, Apolonia do të sfidojë ekipin e Besëlidhjes, që aktualisht kryeson kampionatin, duke premtuar një tjetër duel të fortë dhe spektakolar.

Nëse doni ta kaloni sadopak kohën me sport dhe emocione, mos e humbisni këtë mundësi – hajdeni dhe mbështesni ekipet tona!