Home Lajme nga Fieri Rritet ndjeshëm numri i të huajve që kërkojnë punë në Fier, mbi...

Rritet ndjeshëm numri i të huajve që kërkojnë punë në Fier, mbi 1 mijë aplikime për leje qëndrimi

Rreth 1 mijë shtetas të huaj aplikuan për leje qëndrimi në qarkun e Fierit nga muaji Janar i vitit 2025 deri në tremujorin e parë të 2026-ës, një shifër kjo e lartë krahasuar me vitin 2024 ku sipas të dhënave të Zyrës së Punës aplikuan për leje Unike mbi 600 shtetas të huaj.

Vetëm për tre muajt e parë të vitit 2026, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut, janë riregjistruar 421 aplikime nga shtetas të huaj për leje qëndrimi ndërsa kanë kërkuar punë nëpërmjet sistemit që ofrohet nga Zyra e Punës 109 shtetas të huaj.

Drejtuesja e Agjencisë Rajonale të Punës dhe Aftësive, Ardita Dumi, shpjegon se të huajt që punësohen nëpërmjet sistemit të Zyrës së Punës, zgjedhin kryesisht sektorët e fasonerisë, bujqësisë dhe turizmit

Ndërkohë edhe numri i punëkërkuesve vendas është shtuar me 732 krahasuar me vitin 2024.

Numri i shtetasve të huaj të cilëve u është miratuar pajisja me Leje Unike për vitin 2025 në qarkun e Fierit është 981.

Shtetet kryesore të origjinës janë: India – 201 persona, Filipinet, Egjipti dhe Kina.