Lajme

E rëndë në Fier! 39-vjeçari vret me thikë pas sherrit bashkëjetuesin e ish-gruas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbremje në qytetin e Fierit.

Cest la vie

Sherri mes ish bashkëshortit dhe bashkëjetuesit të një gruaje në Fier ka degjeneruar deri në përplasje fizike dhe më pas në përdorim të thikës.

Ish bashkëshorti i cili është autor i këtij krimi, 39-vjeçari Xhuliano Miho është arrestuar nga policia.

Ai fillimisht u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe më pas ndërroi jetë.

“Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, sipas policisë.

Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button