Lajme

Kompania “2A Group” shpall vende të reja pune

Cest la vie

Kompania “2A GROUP” dege e shoqerise e huaj, me adresë: Bulevardi Zogu I Pare, Nd.0 Njesia Administrative Nr. 1016, Tirane shpall konkurs për pozitën:

2 Projekt menaxher (inxhinier ndertimi ne infrastrukture)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Përgatitja dhe menaxhimi i buxhetit të projektit;

• Përgatitja dhe menaxhimi i grafikut të punimeve dhe ndjekjen e ecurisë së tij;

• Koordinon punën me strukturat e kompanisë dhe të investitorëve që janë të angazhuara në këtë projekt;

• Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standardet e kompanisë

• Miraton raportin e përgjithshëm si dhe cost raportet mujore të projektit;

• Përpilimin e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;

• Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;

• Përgatitjen e raporteve periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;

• Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;

• Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;

• Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës;

• Përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi (Infrastrukture)

Eksperienca: Jo më pak se 10 vite përvojë si projekt menaxher.

Aftësitë:

• Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;

• Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;

• Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;

• Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.;

• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbente avantazh);

• Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;

• Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT etj.).

4 Inxhinier te punishtes (inxhinier ndertimi)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë së shëndetit e jetës në punë;

• Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve, përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, përfshirë detajimin konstruktiv dhe arkitektonik të elementëve të ndryshëm;

• Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;• Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.;

• Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi;

• Të kontrollojë firmat nënkontraktore dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;

• Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier;

• Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politiken e menaxhimit të cilësisë të kompanisë;

• Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes;

• Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;

• Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi (teknik, hidraulik , elektricist, gjeodet etj) për punime në kantier;

• Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;

• Evidentimin e nevojave për materiale,të makinerive dhe të fuqisë punëtore;

• Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse;

• Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.

Eksperienca: Jo me pak se 3 vite përvojë pune në ndërtimAftësitë:

• Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;

• Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;

• Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.;

• Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;

• Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etj.);

Të gjithë të interesuarit për këtë pozitë, mund t’i dërgojnë dokumentet në e-mail: 2agroupshpk.al@gmail.com dhe te kontaktojne ne numrin: +355 69 20 64 777

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button