Shëndet

Si të Përdorni Qepët Kundër Artritit, Reumatizmës dhe Osteoporozës

Qepa është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës që nuk mungon kurrë në kuzhinën e një amviseje shqiptare.

Cest la vie

Përdorimet e saj në kuzhinë dhe në mjekësinë popullore janë të larmishme.

Qepa rekomandohet kundër disa sëmundjeve dhe problemeve, ndër të cilat edhe artriti.

Ky i fundit manifestohet me inflamacion dhe enjtje të kyçeve dhe nyjeve duke ndikuar ndjeshëm në lëvizshmërinë e njeriut.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 6 përfitimet më të mira që ofron qepa kundër artritit.

Zbut Inflamacionin
Qepët janë të pasura me kuercetinë, një flavonol që lufton ashpër inflamacionin.

Studimet kanë treguar se kuercetina zbut ndjeshëm simptomat e artritit dhe të reumatizmës, sidomos nëse konsumohet afatgjatë.

Përmirëson Sistemin Mbrojtës Të Trupit
Qepa është shumë e pasur me antioksidantë.

Këta të fundit ndihmojnë në eliminimin e stresit oksidues që dëmton kyçet dhe nyjet dhe nxit shpërndarjen e inflamacionit në organizëm.

Për më tepër, antioksidantët ndihmojnë në forcimin e sistemit mbrojtës të trupit ndaj inflamacionit.

Qepët përmbajnë edhe shumë vitaminë C e cila lufton radikalet e lira në organizëm.

Kundër Infeksioneve
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se konsumi i rregullt i qepëve mund të zbusë ose eliminojë infeksionet e ndryshme të kyçeve dhe nyjeve që shpërndahen si pasojë e inflamacionit.

Kjo është kryesisht e rekomandueshme për njerëzit që planifikojnë të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale në kyçe.

Shëndeti i Kyçeve
Ekspertët thonë se konsumi i qepëve të pasura me antioksidantë dhe vitamina shmang degjenerimin e kërceve dhe nxit riparimin e tyre.

Falë antioksidantëve, qepa mbron shëndetin e kyçeve dhe nyjeve dhe shmang dëmtimin e tepruar të tyre.

Shmang Komplikacionet
Medikamentet që përdorin pacientët që vuajnë nga artriti shpesh ankohen për probleme me stomakun dhe komplikacione të ngjashme.

Antioksidantët tek qepa zvogëlojnë sasinë e sekretuar të acidit gastrik dhe shmangin formimin e ulçerës.

Për më tepër, pacientët që vuajnë nga artriti, përballen me rrezikun në rritje të aterosklerozës.

Lëngu i qepës dhe qepa në përgjithësi arrin të ulë ndjeshëm nivelin e kolesterolit të keq dhe të mbrojë shëndetin e zemrës./AgroWeb.org

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button