84-vjeçarja që jeton e vetme: Sot nuk ka më fëmijë për shtëpi, kush i do vjehrrat
Nënë Aneta, e cila që pas ndarjes nga jeta e bashkëshortit dhe largimit të fëmijëve jeton e vetme, shprehet se sot nuk ka më “fëmijë për shtëpi” si dikur. Asaj i vjen keq për këtë fakt pasi vetmia është e hidhur, ama përpiqet t’i kuptojë të rinjtë, duke u shprehur se asnjë nuse nuk do të jetojë me vjehrrën.
Edhe pse vajza i ka bërë thirrje që të jetojë me të, Aneta thotë se nuk e pranon një gjë të tillë pasi i vjen rëndë nga dhëndri.
“Djemtë janë për gratë, me çupën shprehesh. Me djalin nuk shprehesh dot, me vajzën shprehesh. Edhe kur dua të marrë ndonjë gjë, marr çupën në telefon. Vajza më thotë hajde, hajde të jetosh me ne, por mua më vjen rëndë nga dhëndri. Dhëndri më duket si tip i rëndë dhe më vjen zor.
Këto nuse që janë sot nuk duan vjehrrën në shtëpi. Kush i do vjehrrat? I do njeri? As në kohën tonë nuk i donin. Më mirë të jetojnë vetëm”, tha ajo.