Uncategorized

Berisha thirrje qytetarëve: Shkatërroni sportelet në “Rrugën e Kombit” dhe autostradën Thumanë-Kashar

Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve nga maja e ballkonit, që të shkatërrojnë të gjitha sportelet e pagesave në rrugë kudo janë në “Rrugën e Kombit” dhe në autostradën Thumanë-Kashar.

Cest la vie

Në deklaratën e bërë nga banesa, ku është në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023, ai tha se qytetarët duhet të ngrihen në mosbindje civale.

“U bëj thirrje qytetarëve nga Fushë Kruja në Vermosh t’i fshijnë nga faqja e dheut të gjitha vendpagesat për kalimin në rrugë. Së pari, ju bëj thirrje banorëve të protestojnë në mënyrën më të fuqishme për të drejtën e tyre dhe se PD do t’i mbështesë ata në të gjithë fuqinë e saj. Së dyti, u bëj thirrje qytetarëve nga Fushë Kruja në Vermosh, në Valbonë, në Morinë dhe kudo, t’i fshijnë nga faqja e dheut të gjitha vendpagesat për kalimin në rrugë.

Zonat më të varfra të Europës, zonat më të varfra të Shqipërisë tatohen në mënyrë armiqësore nga Edi Rama. Ndërkohë, zonat të cilat janë 30-40 vite më parë se ato në të ardhura, zona të cilat kanë pothuajse dyfishin e të ardhurave të tyre, nuk paguajnë asnjë qindarkë në qarkullimin në këtë vend. Ndaj dhe ka ardhur koha që çdo qytetar të flasë kundër çdo padrejtësie. Të ngrihet fuqishëm kundër këtij shteti që nuk ka ligj, Kushtetutë, moral dhe që qëndron vetëm mbi dhunën dhe frikësimin e qytetarëve” – tha Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button