Uncategorized

Publikohen datat e Maturës Shtetërore për provimet e vjeshtës

Miratohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore në sesionin e vjeshtës. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit provimet e maturës do të nisin më datën 16 Gusht, me provimin e gjuhës së huaj, më pas më 22 Gusht do jetë provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, ndërkohë që matematika do zhvillohet më 28 Gusht.

Cest la vie

Provimi i fundit i Maturës Shtetërore për sesionin e vjeshtës është lënda me zgjedhje do jetë më 4 Shtator.

Ndërkohë që edhe provimet e maturës të shkollave profesionale do ketë të njëjtat data më gjimnazet e përgjithshme, vetëm se më 4 Shtator ata zhvillojnë provimin e teorisë profesionale të integruar.

Në provimet e maturës kanë të drejtën të hyjnë ata maturantë që nuk kanë kaluar me sukses klasën e 12-të, se mund të kenë ndonjë lëndë që kanë ngelur, të cilët mesatarisht vlerësohen në 1500 maturantë në mbarë vendin.

Por në provimet e vjeshtës do të futen edhe të gjithë ata maturantë që kanë hyrë në provimet e maturës shtetërore në sesionin e parë dhe mund të jenë vlerësuar me notën 4 në ndonjë nga provimet.

Sipas rezultateve të maturës shtetërore numri më i madh i mbetësve ishte në matematikë, me rreth 700 maturantë, dhe 630 në provimin e lëndës me zgjedhje. Në total në provimet e maturës shtetërore në gusht, pritet të futën mbi 3 mijë maturantë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button