Kryeministri Rama njoftoi shkarkimin e Ervin Metes, kush është Petrit Malaj, ministri i ri i Financave
Petrit Malaj është propozuar nga kryeministri Edi Rama për të qenë Ministri i ri i Financave, duke zëvendësuar në këtë post Ervin Meten.
Petrit Malaj është aktualisht drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Burimeve Natyrore (AKBN).
Ai i zgjodh në këtë detyrë në janar të vitit 2024, ndërkohë që sot në Kongresin e PS u propozua nga kreu i qeverisë për të drejtuar dikasterin e Financave në vend të Ervin Metes.
Sipas një CV-ja te publikuar online, Petrit Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetoën, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë.
Ai ka një përvojë të pasur pune në sistemin bankar në Shqipëri dhe më pas është angazhuar si Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “BDO Albania”, pjesë e BDO International, grupi i pestë më i madh në botë në fushën e Konsulencës Financiare, Auditit dhe Taksave.