Uncategorized

Rama parashikon kush do të jetë udhëheqësja e PS pas shumë vitesh

Kryeministri Edi Rama njihet për parashikimet që bën në zgjedhje. E një të tillë edhe pse jo për zgjedhje vendosi të bëjë në kongresin e PS. Ai parashikoi se Helena do të jetë kryeministrja e Shqipërisë pas shumë vitesh. Bëhet fjalë për vajzën që pati fjalimin hapës në kongres, e cila është pjesë e akademisë politike të Partisë Socialiste. Fjalimi i saj mesa duket la mbresa tek kreu i qeverisë.

Cest la vie

“Bëj përgjithësisht parashikime të rezultatit të zgjedhjeve dhe përgjithësisht më dalin sepse i bëjmë së bashku me grupin që merret me anketimet e opinionit publik. Megjithëse nuk di të bëj parashikime për jetën e dikujt e as të hedh fall, Po ia lejoj vetes një parashikim që koha do e tregojë, mbase kur unë nuk do jem më dëshmitar i kësaj bote. Ti Helena një ditë me shumë gjasë do jesh këtu ku jam unë udhëheqëse e Partisë Socialiste. Me këtë që të thashë sapo ta kam hapur një problem sepse nga ky moment ti hyre e panjohur dhe e buzëqeshur, duke dalur do të kesh shumë sy që nuk do të të shohin me shumë dashamirësi. Por këtë konsideroje si një favor, favorin e parë që po ta bën partia sepse kush nuk ka shumë kundërshtarë dhe nuk përballet me kundërshti të mëdha në rrugën e vet, nuk ngjitet dot në majë”, tha Rama.

Më pas nuk munguan batutat me Pandeli Majkon.

“Do kem dëshmitar Pandi Majkon kur mos të jem më se Pandi Majko është i vetmi i pavdekshëm këtu dhe kur Helena të bëhet kryetare e Partisë do dëshmojë përpara gjeneratës X që e ka thënë dikur njëri nga ata më duket se ishte Edi Rama. Se kushedi e sa do ketë përcjellë në Sharrë apo në Tufinë se është mik me Lali Erin dhe ia gjen varret aty ku do”, tha Rama./tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button