Sport

Klubi i ri e prezantoi me një shqiponjë, Keidi Bare: U çuditën familja me shokët, Kombëtarja është ndjesi unike

Klubi i Real Zaragozës ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të prezantuar Keidi Baren para tifozëve të vet.

Cest la vie

Në videon e prezantimit të Bares, shihej një shqiponjë që fluturonte derisa ulej në krahun e mesfushorit shqiptar.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë, nuk e kanë bërë as në Shqipëri”, tha Bare në një tjetër video të publikuar nga klubi në rrjetet sociale.

Ndërkohë në intervistën e parë zyrtare si lojtar i Zaragozës, ai foli për ambiciet që kishte me klubin e tij të ri, por edhe për këtë episod mjaft interesant.

“Unë një lojtar veteran? Jam 26 vjeç por nëse njerëzit duan të më shohin ashtu, nuk ka problem. Vij këtu me dëshirën më të madhe për të luftuar që të tentojmë ngjitjen. Nuk e njihja qytetin, por njihja klubin që është i madh dhe historik. Kam pyetur, pasi kisha shumë shokë që kanë luajtur këtu më parë dhe më kanë folur shumë mirë.

“Prezantimi me shqiponjë? E gjitha familja ime mbeti e çuditur dhe miqtë e mi gjithashtu. Ishte diçka unike dhe më pëlqeu shumë. Kombëtarja? Është diçka unike/ Është vendi im dhe e kisha ëndërr që i vogël. Ia kam dalë që të realizoj këtë ëndërr për shumë vite”, tha Bare në fjalët e tij.

PANORAMASPORT.AL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button