Lajme

Zbardhen 6 ngjarje kriminale, SPAK firmos mbi 30 urdhërarreste (Emrat)

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer operacion në disa qytete të vendit pasi janë firmosur mbi 30 urdhërarreste pas deklarimeve të të penduarve të drejtësisë, si dhe bazuar në komunikimet në Sky Ecc.

Cest la vie

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se operacioni është vazhdim i “Plumbit të artë”, pasi janë zbardhur disa vrasje të ndodhura në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Elbasanin. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, janë zbardhur 6 ngjarje kriminale.

Një nga ngjarjet që zbardhur nga SPAK është ajo që njihet si masakra e Bradasheshit e Dhjetorit 2018, ku u ekzekutua Endrit Alibeaj, Alben Dylgjeri dhe një shtetas rumun me pasaportë turke, mik i familjes. (Lexo më shumë)

Është zbardhur dhe vrasja e Klevis Kapllanit, i cili u ekzekutua me 14 plumba në Shtator të 2020-ës. Klevis Kapllani, dyshohet se u nxorr në pritë për shkak të ngjarjeve kriminale në Elbasan. (Lexo më shumë).

Në kuadër të operacionit është zbardhur dhe atentati ndaj vëllezërve Baho, ku njëri prej tyre mbeti viktimë (Klevi Baho) dhe tjetri i plagosur (Sandër Baho). Klevi Baho, mbeti i i vrarë në atentat në Korrik 2019 në Elbasan. (Lexo më shumë)

Nga operacioni është zbardhur edhe vrasja e Andi Zylyfit dhe plagosja e mikut të tij, Ardit Uruçi, e ndodhur në Dhjetor 2019 në Peqin. Zylyfi dhe Uruçi u qëlluan me breshëri automatiku sapo dolën nga një lokal dhe hipën në makinën e tyre. Pista kryesore e hetimit ishte ajo e hakmarrjes për shkak të lidhjeve familjare që viktima 26-vjeçari, Zylyfi kishte me Endrit Alibeaj, i cili u ekzekutua në rrethrrotullimin e Bradasheshit bashkë me dy persona të tjerë. (Lexo më shumë)

SPAK ka zbardhur dhe atentatin e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Irfan Hazizi në Nëntor të vitit 2020 në Berat para një karburanti. Ngjarja ndaj biznesmenit ka dyshime të ketë lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela. (Lexo më shumë)

Ndërkohë mes personave që janë firmosur urdhërarreste, ka edhe efektivë të policisë dhe ish-zyrtarë të drejtësisë. Sipas të njëjtave burime, masë sigurie “arrest shtëpie” është caktuar edhe ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu.

Gazetarja Daci ka mësuar se Pajtime Fetahu rezulton të jetë personi, e cila ka falsifikuar një dokument dhe një vendim gjyqësor. Ajo gjithashtu ka një lidhje familjare me vëllezërit Çopja të Elbasanit pasi njëri nga vëllezërit është i martuar me vajzën e kësaj të fundit.

Në kuadër të operacionit të SPAK, për lidhje me grupet kriminale në Elbasan është arrestuar edhe zv.drejtori i burgut, Bradashesh, Martin Musaj. Pasi ka rënë në pranga, Musaj është shkarkuar nga detyra e zv.drejtorit të burgut.

Akoma nuk ka njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me operacionin, ndërsa informacione më shumë priten në vijim.

EMRAT E PERSONAVE NDAJ TË CILËVE ËSHTË CAKTUAR URDHËRARREST:

Talo Çela
Altin Kamami
Rexhino Doci
Arben Lamcja
Arsen Mema
Eljo Bitri
Leam Rragami
Elvis Daka alias Dragoviç
Dorjan Dyli
Matilda Hoxholli
Denada Todi
Flobenc Mecja
Armis Stafa
Maksim Koci
Erzen Çopja
Franc Çopja
Hajdar Bako alias Çopja
Mikael Qosja
Maetin Musaj
Guri Biba
Pajtime Fetahu
Renato Masuku
Leonardo Rragami,
Altin Ndoci
Agustin Cinari
Xhimi Hoxha
Klodian Sinameta

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button