Ish- mbrojtësi i Apolonisë Eljon Sota, prezantohet në Kore
Eljon Sota transferohet në Korenë e Jugut. Qendërmbrojtësi i dha fund aventurës 3-vjeçare me Partizanin në Superiore në ditët e para të këtij muaji.
26-vjeçari fitoi titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë me fanellën e kuqe. Ndërkohë që prej sezonit të ri do të garojë në Korenë e largët.
Mbrojtësi fierak është zyrtarizuar sot te Suwon FC, skuadër që garon në elitën e futbollit koreano jugor.
Në prezantimin e Sotës, klubi aziatik (Suwon renditet në vendin e pestë në kampionat) njofton tifozët për përforcimin e fazës së dytë të sezonit.
Duke theksuar se bëhet fjalë për një mbrojtës të fortë dhe të shpejtë, i cili specialitet të tij ka ndërhyrjet dhe sparkatat e sakta.
Sota shndërrohet në lojtarin e dytë shqiptar në K League 1 pas Jasir Asanit, pjesë e Gwangju prej janarit të vitit të kaluar.