Pashka e Verës në Apoloni, besimtarët luten për një vjeshtë të begatë e të paqtë
Festimet e Pashkës së Verës kanë bërë bashkë turistë e besimtarë në Apoloninë e Ilirisë në kishën e Shën Mërisë Pojan. Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, hirësia e tij Imzot Nikolla nga kisha e Shën Mërisë në Apoloni apelon për më shume gëzim në familjet shqiptare duke e parë familjen si një kishëz të vogël.
“Pashka e Verës është një festë e gëzueshme për të gjithë të krishterët ortodoksë. Çdo familje duhet të jetë një vatër besimi, një kishëz e vogël për të përballuar sfidat e përditshme dhe për t’i dhënë atyre shpresë në jetë” tha Imzot Nikolla.
Festimet e Pashkës së Verës janë edhe gëzimi për një vjeshtë me bollëk dhe ngrohtësi mes njerëzve.
Kjo festë e pagëzuar në mesin e viteve 800 si Pashka e Verës, dita e ngjitjes së hyjneshës Mari në qiell për të gjithë besimtarët ortodoksë.
Banorët e zonës vijojnë festimet në mjediset familjare dhe një rit i hershëm pagan vijon të kryhet në edhe në det me kalimin e dallgëve të detit.
/rtsh.al/