Apolonia gjen fitoren e parë, triumfon në transfertë ndaj Kukësit
U luajtën ditën e sotme 5 duelet e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë së Parë ku u shënuan në total 9 gola. Ekipi i Apolonise ka arritur fitoren e pare kete sezon, pikerisht ne nje fushe te veshtire si ajo e Kukesit. Kane qene Trifoni dhe Topi qe i kane dhene fitoren fierakëve.
- “Kishte marrë lekë borxh për drogë”, flet gruaja që u dogj me benzinë nga burri: Çfarë ndodhi një ditë para ngjarjes
- Aksident rrugor në Levan-Tepelenë, automjeti del nga rruga dhe përfundon në arë! Dy të plagosur në spitalin e Fierit
- Përplasi për vdekje 40-vjeçarin dhe e la në rrugë, droni kap pas 24 orësh drejtuesin e “Volkswagen”
- Tërhiqet uji në Vlorë, nis shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura. Ja si paraqitet situata
- Të martën në Fier, do të luhet finalja e superkupës në Basketboll
3 pikë të arta edhe për Valbonën edhe Kastriotin, këta të fundit triumfuan me përmbysje 2-1 ndaj Lushnjës, ndërkohë që tropojanët mposhtën Erzenin me shifrat 1-0.
Dueli i vetëm i mbyllur në barazim ishte ai mes Korabit dhe Burrelit që nuk prodhoi gola. Ndërsa kryesfida e kësaj jave, Flamurtari-Vora, luhet nesër në Vlorë.
REZULTATE:
KUKËSI – APOLONIA 1-2
67′ Beshiraj / 45′ Trifoni, 89′ Topi
VALBONA – ERZENI 1-0
53′ Krasniqi
KORABI – BURRELI 0-0
POGRADECI – BESA 0-2
5′ (p), 55′ Mazrekaj
KASTRIOTI – LUSHNJA 2-1
75′ Musaj, 84′ Qyra / 54′ Xhabrahimi
NESËR (12 SHTATOR)
FLAMURTARI – VORA 16:00
PANORAMASPORT.AL