Ja gjyqtarja shqiptare që do të gjykojë sfidën e Realit në Champions League
Gjyqtarja nga Elbasani, Emanuela Rusta dhe tre ndihmëset e saj nga Shqipëria do gjykojnë duelin e femrave mes Sporting Lisbonë dhe Real Madrid në Champions League.
- Shokoi rrjetin me deklaratat për vrasjen e Martin Canit, procedohet adoleshenti shqiptar me banim në SHBA
- Aksident në rrugën Petovë- Libofshë, një i plagosur
- GJKKO sekuestron dy vila në emër të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj te ‘Kodra e Diellit’
- Sonila Meço tregon dramat e rinisë: Një shoqe e çuan për prostitucion, një tjetër ma përdhunuan sa zbriti nga autobusi
- Subashi: Sezoni i vjeljes së ullirit niset mbarë në Cakran (Video)
Emanuela Rusta do të ndihmohet nga treshja që përbëhet nga Erinda Kume, Mirjeta Salla dhe Eglantina Pjetrushaj. Kjo nuk është hera e parë që UEFA i ka besuar gjyqtareve shqiptare një ndeshje të rëndësisë së tillë pasi kohë më parë pikërisht Rusta kishte ndarë drejtësinë në ndeshjen e femrave mes Benficës dhe Barcelonës.
Rusta kohë më parë kishte ndarë drejtësinë në ndeshjen e grupmoshave U19 të vajzave mes Holandës dhe Francës. Kujtojmë se ndeshja mes Sportingut dhe Real Madridit do të luhet më datë 19 shtator (e enjte) me fillim nga ora 17:00.
👏🏻 Një katërshe arbitresh nga Shqipëria do të gjykojnë Sporting CP-Real Madrid, e vlefshme për turin e dytë të…
Posted by Federata Shqiptare e Futbollit on Friday, September 13, 2024