Kupa e FSHB-së/ Sot, FIERI përballet me Elbasanin, ndërsa nesër APOLONIA sfidon Tiranën
Basketbolli shqiptar do të nisë sot zyrtarisht edicionin sportiv 2024- 2025, me aktivitetin e parë të kalendarit. Për tri ditë me radhë nga kjo e premte dhe deri të dielën në qytetin e Elbasanit do të mbahet Kupa e FSHB-së.
Bëhet fjalë për një kompeticion që u shërben ekipeve më shumë për t’u testuar para startit të kampionateve kombëtare. Sfida hapëse e këtij aktiviteti do të jetë në radhët e meshkujve, teksa Fieri i cili keëtë sezon do të luajë në Kategorinë e Parë, dhe vendësit e Elbasanit do të zhvillojnë ndeshjen paraelimintarore.
Fituesin e këtij çifti e pret “krahëhapur” Besëlidhja të shtunën në gjysmëfinale. Ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të vendosë përballë Apoloninë dhe Tiranën, një duel tepër interesant duke patur parasysh synimet e dy ekipeve në sezonin e ri.
Në radhët e femrave në gjysmëfinalet e së shtunës do të kemi përballjet TiranaElbasani dhe Flamurtari-Studenti. E diela do të jetë dita e finaleve, si për femra gjithashtu edhe për meshkuj.
PANORAMASPORT.AL