Lajme

Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec/ Gruaja e Lavdimirit: Të vihet drejtësi! Fëmijët e kanë shumë të vështirë

Bashkëshortja e Lavdimir Kurtit, i cili u ekzekutua së bashku me të vëllanë Gramos Kurti nga bashkëfshatari i tyre Altin Kuka, ka kërkuar drejtësi.

Cest la vie

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ajo u shpreh se të përfshirët në krimin e dyfishtë duhet të varen në vendin ku u vranë Lavdimiri dhe Gramos.

Gruaja e viktimës theksoi se fëmijët e tyre kanë humbje të madhe për vdekjen e të atit, ndërsa tregoi se djalit 7-vjeçar ende nuk i kanë treguar që Lavdimiri është vrarë

“Nuk i njihja fëmijët e Altinit, ishte i ardhur. Ishte i birësuar nga tezja e tij në fshatin Kurjan. Vajzën e 16, djalin e dytë 13 dhe të voglin 7 vjeç. Ndihem shumë keq. Është një dhimbje e fortë, duam drejtësi.

Para gjykatës së Apelit kërkuam drejtësi, më la fëmijët në mes të rrugës. Të varen atje ku u vranë ata të dy.

Duam drejtësi. Ja kam shpjeguar fëmijëve situatën, kanë dhimbje. I vogli po e përjeton më keq, nuk i kam thënë që babai është vrarë. E ndjen mungesën e tij, i kam thënë që është afër na ruan”, tha gruaja e Lavdimir Kurtit.

Krimi i dyfishtë ndodhi në fshatin Kurjan të Roskovecit më 10 Shtator në lokalin e viktimave.

Policia ka vendosur në pranga Altin Kukën dhe dy djemtë e tij, Ervis Kuka dhe Emaurisio Kuka, pasi akuzohen si autorë të dyshuar të vrasjes së dy vëllezërve.

Altin Kuka dhe dy djemtë e tij, 21-vjeçari Ervis Kuka dhe 18-vjeçari Emaurisio Kuka dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë me automatik dy vëllezërit për motive të dobta.

Gjithashtu është arrestuar 67-vjeçari Tomor Zyka, banues në fshatin Çukalat, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ndërsa babai i autorit të krimit, 79 vjeçari me iniciale Y. K., u procedua në gjendje të lirë për shkak të moshës për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Ngjarja tronditëse ndodhi mesditën e djeshme (10 Shtator) në fshatin Kurjan të Roskovecit. Viktimat po pinin kafe kur u qëlluan me breshëri automatiku. Pas krimit Altin Kuka u vetëdorëzua në polici, ndërsa disa orë më vonë u arrestuan edhe djemtë e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button