Lajme

Gazment Bardhi “kapet” me gardistin: Ça më shikon ashtu mo, o legen hap rrugën

Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën para Kuvendit. Gazment Bardhi ka deklaruar se “kjo është fytyra e shtetit demokratik”, duke iu referuar masave të Gardës që kanë vënë gardh metalik në hyrje të Kuvendit.

Cest la vie

“Shteti demokratik ky është. Kjo është fytyra e shtetit demokratik. Hape rrugën se do kalojë zonja, ca më shikon ashtu. Ja, kapitulli i parë i anëtarësimit në BE”, tha Bardhi, ndërsa përplasej me gardistët.

“Ça është këtu 313-ta?”, iu është drejtuar Elda Hoti punonjësve të Gardës, që qëndronin në shkallët e Kuvendit.

Bledjon Nallbati: Hapeni rrugën, si i trajtoni disa si të nënës dhe disa si të njerkës.

Elda Hoti: Çfarë është këtu 313-ta?

Gazment Bardhi: Kjo është fytyra e një shteti kandidat për t’u anëtarësuar në BE! Fiks kapitulli i parë.

Albana Vokshi: Kë po mbroni hajdutët?

Gazment Bardhi: Hape rrugën ore legen. S’do kalojë zonja në mesin tuaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button