Deputetit Luan Baçi iu drejtua arma nga efektivi i FNSH para Kuvendit?! Reagon policia
Policia e Shtetit ka reaguar pas pretendimit të deputetit të PD-së, Luan Baçi se një efektiv i FNSH-së i nxori armën gjatë përplasjes mes tyre.
- Berisha: Me 26 nëntor, protesta tjetër kombëtare. Mosbindja civile, rruga e vetme
- Erion Braçe zbulon objektivin e PS për Qarkun Fier, por vetë a do të kandidojë më?
- Komedia e Leka Bungos “Ëndërr në papafingo” shfaqet me sukses në Teatrin “Bylis”
- Moti i keq, Mbrojtja Civile: Situata në vend drejt normalizimit
- Shisnin vajra të përzierë për vaj ulliri, zbulohet mashtrimi! Si e reklamonin në rrjetet sociale
Uniformat blu kanë deklaruar se asnjë punonjës i policisë nuk ka pasur armë gjatë tubmit, por vetëm mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome. Gjithashtu, raportohet se forcat e policisë kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e Parlamentit pasi pjesëmarrësive në protestën para Bashkisë iu bë thirrje që t’i drejtoheshin Godinës së Kuvendit.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e tubimit të organizuar para bashkisë Tiranë.
Gjatë tubimit është bërë thirrje që pjesëmarrësit t’i drejtoheshin Godinës së Kuvendit.
Shërbimet e Policisë, konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni.
Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.
Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit.
Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar të drejtën e tubimit, liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarëve, si dhe pronën publike dhe atë private.
Ndërkohë, Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe shtetasit përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, do të kallëzohen në Prokurori.