Home Lajme nga Fieri Drejtori indian i Apolonisë që pëlqen byrekun dhe bukën me qofte rrëfen...

Drejtori indian i Apolonisë që pëlqen byrekun dhe bukën me qofte rrëfen aventurën shqiptare: E zgjodha para ofertës nga Afrika

4

Nga Kalkuta te jeta në Fier, drejtori indian i Apolonisë që pëlqen byrekun dhe bukën me qofte rrëfen aventurën shqiptare: E zgjodha para ofertës nga Afrika

Të vish nga India, vendi me mbi 1.5 miliardë banorë dhe jo ndër fuqitë tradicionale të futbollit, dhe të marrësh drejtimin sportiv të një klubi në Shqipëri, është një histori që tërheq menjëherë vëmendjen.

Për 25-vjeçarin Noor Alam, megjithatë, kjo është pjesë e një rruge të menduar prej kohësh. Me formim europian dhe ambicie për zhvillim afatgjatë, drejtori sportiv dhe teknik i Apolonisë ka zgjedhur Fierin si sfidën e radhës në karrierën e tij ndërkombëtare.

Historia e tij merr edhe më shumë simbolikë po të kthehesh te origjina. Alam vjen nga Kalkuta, qyteti ku Nënë Tereza, me rrënjë shqiptare, zhvilloi misionin e saj humanitar.

Madje, vetë ai ka studiuar në një nga shkollat e themeluara nga “Missionaries of Charity”, duke krijuar një lidhje të hershme shpirtërore me Shqipërinë. Sot, kjo lidhje duket se ka marrë një kuptim të ri në fushën e futbollit. Në këtë intervistë për “Panorama Sport”, Noor Alam flet për rrugëtimin e tij të pazakontë, objektivat me Apoloninë dhe përshtypjet për futbollin shqiptar.

Ai duket i dashuruar me vendin tonë dhe bën ngjashmëritë mes Indisë dhe Shqipërisë. Ai tregon edhe ushqimet e preferuar në Shqipëri, ku padyshim bën pjesë byreku, por edhe buka me qofte.

Kush është Noor Alam, pasi shumë pak njerëz në Shqipëri dinë për ju?

Është e vërtetë që jo shumë njerëz në Shqipëri më njohin, sepse nuk kam shumë kohë këtu. Nëse duhet ta prezantoj veten shkurt: jam Noor Alam, drejtor dhe trajner profesionist futbolli. Vij nga India, por edukimi im futbollistik dhe trajnerial është kryesisht nga Skocia, si dhe pjesërisht nga Uellsi, SHBA, Anglia, Spanja, Portugalia, India dhe Australia. Aktualisht punoj si Drejtor Sportiv dhe Teknik i Apolonisë, duke mbikëqyrur zhvillimin teknik të klubit dhe strategjinë sportive.

Duket një rrugëtim i pazakontë, nga India në Shqipëri. Si përfunduat tek Apolonia?

Po, mund të tingëllojë e pazakontë, nga India në Shqipëri, por unë kam pasur më herët eksperienca direkte në Europë, kryesisht në Skoci dhe te Benfika në Portugali. Një nga arsyet pse mora licencat UEFA ishte pikërisht dëshira për të punuar në Europë. E konsideroj këtë lëvizje pjesë të një rruge që e kam planifikuar prej kohësh. Historia se si erdha tek Apolonia është interesante. Më parë punoja te Kerala Blasters FC, një klub shumë i njohur në Indian Super League, si drejtor teknik dhe trajner i ekipit B. Po kaloja një periudhë të suksesshme dhe kisha edhe dy vite kontratë, por doja një hap të ri dhe një sfidë tjetër. Pikërisht atëherë erdhi oferta nga Apolonia. Bëra kërkimet e mia për klubin dhe mendova se ishte një sfidë e mirë në një ambient të ri, ku mund të kontribuoj dhe të rritem profesionalisht e personalisht. Edhe pse kisha dy oferta të tjera, nga Krivbas në Ukrainë dhe nga një klub në Afrikë, vendosa për Apoloninë sepse vlerësova besimin që presidenti dhe drejtuesit e klubit treguan ndaj meje, si dhe rolin e rëndësishëm që më ofruan.

Cili është roli juaj te Apolonia dhe çfarë ju kanë kërkuar drejtuesit? 

Roli im te Apolonia është drejtor sportiv dhe teknik. Unë mbikëqyr departamentin sportiv dhe teknik të klubit, duke punuar ngushtë me të gjithë trajnerët e ekipeve dhe duke mbështetur zhvillimin e lojtarëve. Drejtuesit më kanë ngarkuar disa përgjegjësi kryesore: planifikimin strategjik, monitorimin e performancës, zhvillimin e lojtarëve, mbikëqyrjen e departamentit teknik, si dhe strategjinë e merkatos dhe rekrutimeve. Në përgjithësi, synimi është të sigurojmë progres të qëndrueshëm sportiv, profesional dhe financiar, duke harmonizuar të gjitha aspektet teknike dhe zhvillimore të klubit.

Çfarë mendoni për futbollin shqiptar?

Mendoj se futbolli shqiptar është në një nivel shumë të mirë për sa i përket talentit dhe cilësisë së lojtarëve. Ka aftësi të forta individuale, baza të mira teknike dhe një mentalitet natyrshëm konkurrues. Futbolli këtu po rritet me ritme të mira dhe besoj se me strukturë dhe zhvillim strategjik të vazhdueshëm do t’u afrohet shpejt vendeve më të mëdha të Europës. Infrastrukturë solide ekziston dhe shihen përpjekje të qarta nga klubet dhe federata për të përmirësuar standardet në trajnim, akademi dhe profesionalizëm. Një tjetër aspekt shumë pozitiv është pasioni për futbollin, është thellësisht i rrënjosur te njerëzit këtu, gjë që e admiroj shumë.Si po shkon sezoni i Apolonisë dhe cilat janë objektivat?Ky sezon ka pasur uljengritje. Si ekip duhet të sigurojmë paraqitje të forta dhe pozitive dhe, mbi të gjitha, të marrim rezultate, fitore dhe pikë. Gjithashtu duhet të jemi të qëndrueshëm. Objektivi ynë i menjëhershëm është të ngjitemi më lart në renditje. Për ta arritur këtë, duhet të mbetemi të fokusuar, të disiplinuar dhe të bashkuar, duke e marrë çdo ndeshje hap pas hapi me mentalitet luftarak.A është skuadra në rrezik, duke qenë pranë zonës “play-off” dhe asaj të rënies?Jemi të vetëdijshëm për situatën, por fokusi ynë është i qartë. Ne shohim përpara dhe do të luftojmë. Kam shumë besim te lojtarët dhe te aftësia e tyre për të dhënë paraqitje të forta dhe të përkushtuara. Mentaliteti ynë është i thjeshtë, shohim lart në tabelë, jo poshtë. Jemi të përqendruar të ecim përpara, të grumbullojmë pikë dhe të ndërtojmë vazhdimësi. Jemi të vendosur të tregojmë karakter, rezistencë dhe unitet në çdo ndeshjePersonalish, çfarë synoni nga kjo aventurë në futbollin shqiptar?Personalisht synoj të realizoj një projekt që sjell zhvillim afatgjatë dhe progres të qëndrueshëm. Natyrisht dua të fitoj, por njëkohësisht të siguroj zhvillim, për mua këto ecin dorë për dore. Synoj të ndihmoj të gjithë lojtarët e klubit, veçanërisht ata vendas, të avancojnë në karrierë përmes njohurive, eksperiencës dhe lidhjeve të mia ndërkombëtare. Dua të hap rrugë, të krijoj mundësi dhe t’u jap ekspozim përtej kufijve. Gjithashtu dua ta ndihmoj klubin të dalë në një platformë më globale dhe të zgjerojë praninë ndërkombëtare. Në fund, dua të kontribuoj në futbollin shqiptar me maksimumin tim dhe të lë një ndikim pozitiv e të qëndrueshëm.Si është përshtypja juaj për Fierin dhe Shqipërinë në përgjithësi?E bukur, e bukur, e bukur. Shqipëria është vërtet një vend i mrekullueshëm. Ndihem shumë i nderuar dhe i lumtur që jam këtu. Nuk është vetëm bukuria natyrore, por mbi të gjitha njerëzit këtu kanë zemër të madhe. Fieri është një qytet ku po kënaqem shumë duke jetuar. Është i vogël dhe kompakt, por me zemër të madhe. Më pëlqen të eci nëpër qytet dhe të përjetoj jetën e përditshme. Njerëzit janë të mrekullueshëm, të ngrohtë dhe shumë bujarë, gjë që e bën përshtatjen shumë më të lehtë dhe të veçantë.A po përshtateni me ushqimin shqiptar dhe cili është gatimi juaj i preferuar?Jam shumë fleksibël kur vjen puna te përshtatja. Që fëmijë kam ëndërruar të punoj në futboll dhe e dija se jeta ime do të më çonte në vende dhe kultura të ndryshme. Prandaj përshtatja ka qenë gjithmonë pjesë e rrugëtimit tim. Gjithsesi, gjithçka bëhet më e lehtë kur je i rrethuar nga njerëz të mirë dhe ushqim i mirë. Po, krahasuar me Indinë, këtu përdoren më pak erëza, por nuk kam asnjë problem me këtë. Nëse duhet të zgjedh një gatim shqiptar të preferuar, padyshim është byreku me gjizë, shumë i shijshëm. Më pëlqen gjithashtu herë pas here edhe buka me qofte.Përveç trafikut kaotik, a shihni ngjashmëri mes Shqipërisë dhe Indisë?(Haha) Po, është e vërtetë, trafiku në Tiranë dhe në disa qytete të mëdha të Indisë është shumë i ngjashëm. Por përtej kësaj, padyshim që shoh një ngjashmëri shumë të madhe, mikpritjen. Si në Indi ashtu edhe në Shqipëri, njerëzit janë shumë të ngrohtë, mikpritës dhe miqësorë me të huajt. Ka një bujari që të bën të ndihesh i pranuar shumë shpejt.Gjithashtu, shumë njerëz mund të mos e dinë, por unë jam nga Kalkuta (Kolkata), qyteti ku Nënë Tereza zhvilloi misionin e saj jetësor. Ajo ishte me origjinë shqiptare. Madje, në rininë time kam studiuar në një nga shkollat e saj të themeluara nga “Missionaries of Charity”. Kështu që edhe para se të vija në Shqipëri, kisha një lidhje të veçantë me këtë vend përmes trashëgimisë së saj. Në një farë mënyre, duket sikur jeta ka bërë një rreth të plotë, nga nxënës në një shkollë të saj, deri te puna ime sot në vendin e origjinës së saj.ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL