Nënstacioni elektrik i Hoxharës, në Fier është transformuar tashmë e janë dyfishuar kapacitetet.
Kjo situatë ka sjellë përmirësimin e furnizimit me energji elektrike për rreth 20 mijë banorë.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrutkurës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se në të ardhmen ai do të lidhet me Fierin, Rrashbullin dhe me linjë nënujore me Italinë, duke forcuar rrjetin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë së pastër.
Aktualisht nënstacioni elektrik 220/110 kV i Hoxharës në Seman, një investim i OST, është i lidhur me sistemin elektroenergjetik me dy linja 220 kV dhe kapacitet transmetimi rreth 700 MVA. /j.p/