12 Marsi është afati i fundit që kanë në dispozicion partitë dhe koalicionet që do të hyjnë në zgjedhje më 11 Maj, për të dorëzuar në Komisionin Qëndron të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë.
Në selinë blu, ditën e sotme kanë shkuar aleatet e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ku në fokus të diskutimit kanë qenë pikërisht numri i kandidatëve për deputet që do të kenë secila prej partive, si dhe ku do të kandidojnë.
Ndërkohë, në limitet e fundit të afatit kohor, është parashikuar edhe mbledhja e forumeve të Partisë Demokratike, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.
Kliko produktin dhe na ndiq në Facebook!
📱 Porosi online në WhatsApp: 069 709 9465
📸 Na ndiq edhe në Instagram: Demalt Store
➤ Shiko më shumë në FacebookNë fillim emrat e përzgjedhur do të filtrohen nesër nga Kryesia në orën 17:00, e cila do të marrë për bazë edhe angazhimin e kandidatëve për regjistrimin e diasporës.
Më pas, Këshilli Kombëtar në orën 19:00 do të miratojë listën e filtruar nga Kryesia e cila do të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve para mesnatës së datës 12 Mars.