Home Lajme nga Fieri Skandali i luleshtrydheve greke dënon fermerët e Frakullës, Olsi Hamataj: Luleshtrydhet vendase...

Skandali i luleshtrydheve greke dënon fermerët e Frakullës, Olsi Hamataj: Luleshtrydhet vendase janë cilësore dhe përmbushin standartet europiane

826
0

Dhjetëra ton me luleshtrydhe po kalben në Frakull të Fierit, pas bllokimit të tregut nga skandali i luleshtrydheve greke të cilat përmbanin pesticide.

Fermerët shqiptarë janë në një situatë të vështirë, pasi po ndihen të penalizuar padrejtësisht nga ky ngërç, duke kërkuar që institucionet përkatëse të kryejnë analiza dhe të qartësojnë konsumatorët mbi cilësinë e produktit vendas.

Ndërkohë, Olsi Ahmataj, grumbulluesi më i madh i luleshtrydheve në Fier, ka theksuar se luleshtrydhet shqiptare përmbushin të gjitha standartet europiane dhe janë të sigurta për konsum.

Ai ka apeluar për mbrojtjen e prodhimit vendas dhe për një qëndrim më patriotik nga konsumatorët, duke inkurajuar mbështetje për produktet shqiptare.

Fermerët dhe grumbulluesit kërkojnë një zgjidhje urgjente dhe një kthim të besimit te cilësia e prodhimit vendas, duke përfituar nga mundësia për të promovuar luleshtrydhet shqiptare në tregje të sigurt dhe të mbështetur nga analiza të besueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here