Home Sport Apolonia triumfon në Kukës, Trifoni vendimtar me një dygolësh

Apolonia triumfon në Kukës, Trifoni vendimtar me një dygolësh

804
0
Na ndiqni në Instagram

Ka përfunduar në stadiumin e Kukësit sfida mes Kukësit dhe Apolonisë, e vlefshme për javën e 29-të në Kategorinë e Parë. Apolonia arriti një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-1, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në “play-off”.

Heroi i ndeshjes ishte Xhovalin Trifoni, i cili realizoi dy gola vendimtarë në minutat 71’ dhe 89’, duke e çuar kuotën e tij personale në 11 gola këtë sezon.

Nga ana tjetër, për Kukësin shënoi Grezda në minutën e 76’, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

DEMALT STORE

Kliko produktin dhe na ndiq në Facebook!

📱 Porosi online në WhatsApp: 069 709 9465

📸 Na ndiq edhe në Instagram: Demalt Store

➤ Shiko më shumë në Facebook

Formacioni i Apolonisë: Kaçaj, Topi, Hebeja, Ndubuisi, Mulbah, Bejzade, Ajivi, Rakipaj, Hney, Trifoni, Umejiego.

Me këtë fitore, Apolonia ngjitet në vendin e 7-të me 37 pikë dhe vijon garën për një vend në fazën “play-off”.

Në javët e mbetura, skuadra fierake do të kërkojë rezultate sa më pozitive për të siguruar një pozicion sa më të favorshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here